DOMOSIL-MICRO është një silikon acetik kundra mykut me performancë të lartë, me teknologji të integruar për mbrojtje kundër baktereve, i cili ofron:

  • Parandalim të rritjes së mykut dhe të kërpudhave
  • Rezistencë ndaj luhatjeve të temperaturave nda -40 oC deri +120 oC.
  • Ngjitje të shkëlqyer në cdo lloj materiali ndërtimi.
  • Qëndrueshmëri të lartë ndaj vjetrimit dhe ujit.
  • Rezistencë të lartë mekanike.

DOMOSIL-MICRO është i përshtatshëm për vulosjen e fugave me gjerësi 3-40 mm mbi sipërfaqe materialesh si xhami, alumini, qeramikat jo-poroze, porcelani (pllakat, produktet sanitare etj). Përdoret në mjedise me shumë lagështi (kuzhina, banja,etj). Me përdorim normal DOMOSIL-MICRO është i qëndrueshëmedhe pas 10 vitesh. Nuk rekomandohet të përdoret në akuariume për shkak të fundiciteve që përmban dhe nuk mund të lyhet mbi të.

Nënshtresa

Sipërfaqja duhet të jetë pa pluhur, grimca të lira, graso etj. Këshillohet që fugat të pastrohen duke përdorur një frucë lyerjeje ose furcë teli dhe pastaj të fryhen me ajër me presion. Për të evituar ndotjen e padëshiruar në buzët e fugave, vendoset një letër shirit me vetëngjitje përgjatë anëve dhe pastaj hiqet menjëherë pas izolimit të fugave (përpara formimit të cipës).

Përdorimi

Futeni tubetin në një pistoletë të vecantë dhe priteni majën me kënd të pjerrët, në mënyrë që ajo të mos futet brenda fugës, por thjesht të prekë dhe të rrëshqasë përgjatë anëve. Silikoni aplikohet duke lëvizur tubin përgjatë aksit të fugës me një kënd 45°. Ndërkohë që është i njomë, silikoni nivelohet duke përdorur një spatul ose me duar.

  • Temperatura e ambientit gjatë përdorimit duhet të jetë midis -10 oC deri në +40 oC.
  • Shpejtësia e maturimit të DOMOSIL-MICRO varet nga konditat e ambientit.
  • Nuk rekomandohet për përdorim në akuariume për shkak të materialit fungicid që përmban.
  • DOMOSIL-MICRO-s nuk mund ti vihet shtresë lyerje sipër.
null

Sipërfaqe: Beton

null

Aplikimi: Pistoletë të vecantë