DOMOSIL-POOL është një silikon acetik për zhytje të përhershme në (pishina, akuarjume etj) i cili ofron:
- Rezistencë të lartë mekanike dhe aftësi deformuese.
- Rezistencë ndaj luhatjeve të temperaturave nga -50 oC deri +200 oC.
- Ngjitje të shkëlqyer në cdo lloj materiali ndërtimi.
- Qëndrueshmëri të lartë ndaj vjetrimit dhe ujit.
DOMOSIL-POOL është i përshtatshëm për vulosjen e fugave me gjerësi 3-40 mm, për përdorim të brendshëm ose të jashtëm. Ngjitet shumë mirë në sipërfaqe si xhami, porcelani (pllakat, produktet sanitare etj), aluminni etij. Përshtatet për fugat e akuarjumeve, varkat, strukturat prej xhami etj. Nuk mund të lyhet mbi të.
Nënshtresa
Sipërfaqja duhet të jetë pa pluhur, grimca të lira, graso etj. Këshillohet që fugat të pastrohen duke përdorur një furcë lyerjeje ose furcë teli dhe pastaj të fryhen me ajër me presion. Për të evituar ndotjen epadëshiruar në buzët e fugave, vendoset një letër shirit me vetëngjitje përgjatë anëve dhe pastaj hiqet menjëherë pas izolimit të fugave (përpara formimit të cipës).
Përdorimi
Futeni tubetin në një pistoletë të vecantë dhe priteni majën me kënd të pjerrët, në mënyrë që ajo të mos futet brenda fugës, por thjesht të prekë dhe të rrëshqasë përgjatë anëve. Silikoni aplikohet duke lëvizur tubin përgjatë aksit të fugës me një kënd 45°. Ndërkohë që është i njomë, silikoni nivelohet duke përdorur një spatul ose me dorë.