DOMOSIL-S është një silikon rezistent ndaj formimit të mykut për punë me kërkesa të larta, i cili ofron:

  • Rezistencë të lartë mekanike
  • Rezistencë ndaj luhatjeve të temperaturave nga -60 oC deri +220 oC.
  • Ngjitje të shkëlqyer në cdo lloj materiali ndërtimi jo-poroz.
  • Qëndrueshmëri të lartë ndaj vjetërimit.
  • Parandalim të rritjes së mykut dhe të kërpudhave.

DOMOSIL-S është i përshtatshëm për vulosjen e fugave vertikale dhe horizontale me gjerësi 3-40 mm mbi sipërfaqe materialesh jo-poroze, si xhami, alumini, porcelani (pllakat etj.) dhe mbi qeramikat jo-poroze, në ambiente të brendshme dhe të jashtme. Ai përdoret në mjedise me shumë lagështi (kuzhina, banja etj), si dhe në spitale, laboratorë biologjikë dhe mikrobiologjikë etj. Ai parandalon rritjen e mykut ose të kërpudhave, të cilat krijojnë pika të zeza dhe njolla në këto mjedise. Nuk rekomandohet të përdoret në akuariume për shkak të fungiciteve që përmban.

Nënshtresa

Sipërfaqja duhet të jetë pa pluhur, grimca të lira, graso etj. Këshillohet që fugat të pastrohen duke përdorur një furcë lyerjeje ose furcë teli dhe pastaj të fryhen me ajër me presion. Për të evituar ndotjen e padvshiruar në buzët e fugave, vendoset një letër shirit me vetëngjitje përgjatë anëve dhe pastaj hiqet menjëherë pas izolimit të fugave (përpara formimit të cipës)

Përdorimi

Futeni tubetin në një pistoletë të vecantë dhe priteni majën me kënd të pjerrët, në mënyrë që ajo të mos futet brenda fugës, por thjesht të prekë dhe të rrëshqasë përgjatë anëve. Silikoni aplikohet duke lëvizur tubin përgjatë aksit të fugës me një kënd 45 oC. Ndërkohë që është i njomë, silikoni nivelohet duke përdorur një spatul ose me gisht.

  • Temperatura e ambientit gjatëpërdorimit duhet të jetë midis -10 oC deri në +60 oC.
  • Ambalazhimi: Tubeta me 280 ml.
null

Sipërfaqe: Beton

null

Aplikimi: Pistoletë të vecantë