Yjet në mur. Kjo bojë dekorative për përdorim të brendshëm, e shtuar në bojëra të tjera dekorative, lejon pasurimin e rezultatit përfundimtar duke i dhënë asaj një prekje origjinaliteti. Shkëlqimi me ngjyra, në varësi të këndit të dritës së reflektuar, krijon një efekt yjor.
Cilësitë Teknike
DECORGLITTER është një aditiv i vecantë që të bën të mundur pasurimin e bojrave dhe veshjeve dekorative duke u dhënë atyre një pamje të re dhe shumë origjinale. Kur i shtohen bojrave dhe veshjeve, fragmentet e tij prej ari, argjendi dhe shumëngjyrësh (homografike) i përmirësojnë sipërfaqet duke u dhënë atyre një ndjesi të ndritshme dhe luksoze. Mund të pvrdoret DECORGLITTER së bashku me veshjet mbrojtëse për të dhënë një efekt unik për të gjitha llojet e sipërfaqeve.
Përdorimi Ideal
SI një shtresë për bojërat me bazë uji, veshje dekorative dhe veshje mbrojtëse.
Mënyra e aplikimit
DECORGLITTER mund të derdhet direkt në produkte të lëngshme si bojëra të sheshta me bazë uji dhe smalto dhe pas kësaj, të përzihet tërësisht. Rekomandohet të shtoni një tenxhere DECORGLITTER për cdo litër produkt. Përzierja e DECORGLITTER është e vështirë në veshjet e trasha dhe për këtë arsye për të marrë fundin dekorativ rekomandohet të aplikohet një shtresë mbrojtëse transparente të cilës i është shtuar DECORGLITTER (p.sh: IGROLUX, WATINS LUX, BETONCRYLL TRANSPARENT, NOVALIS WOOD PROTECTION etj.)
Kujdes: për të përfituar një efekt të mirë dekorativ, produkti të cilit i është shtuar Decor Glitter duhet të aplikohet me spërkatje ose me furcë.
Informacion mbi Sigurinë
Produkti është pa metale të rënda si plumbi ose kromi. Nuk pvrmban tretës toksikë, aromatikë ose kloride. Nuk ka rrezik të polimerizimit të rrezikshëm. Produkti konsiderohet të jetë një substancë jo e rrezishme nëse përdoret në mënyrën e duhur teknikisht. Këshillohen masa normale paraprake për trajtimin e bojrave me bazë uji. Nuk kërkohen rregullime të vecanta për ruajten, lëvizjen dhe transportin e produktit; kontenierët, mbetjet, materiali i derdhur eventual duhet të pastrohen duke përdorur material inert absorbues si rërë, tokë etj. dhe me pas të hidhen në përputhje me rregulloret rajonale dhe kombëtare në fuqi në atë kohë. Transporti duhet të kryhet në përputhje me marrëveshjet ndërkombëtare.