DUREBOND është një sistem epoksid me 2 përbërës pa tretës, i cili ofron ngjitje të shkëlqyer në beton dhe hekur, si dhe rezistencë të lartë në shtypje dhe në përkulje, edhe kur aplikohet mbi nënshtresa të lagështa. Është në përputhje me kërkesat e ASTM C 881-90, Tipi II, Klasa 2, Klasa B+c. Klasifikohet si një agjent lidhës strukturor për llacin ose betonin dhe si produkt për injektimin e betonit, sipas standarteve EN 1504-4 dhe EN 1504-5. Certifikuar Nr. 2032-CPR-10.11. DUREBOND përdoret si urë ngjitëse për ngjitjen e llacit ose të betonit të njomë me sipërfaqe të vjetra betoni ose llaci të forcuar. DUREBOND përdoret gjithashtu për riparimin e plasaritjeve të betonit më të mëdha se 3 mm nëpërmjet injektimit, me qëllim që të lidhë dhe të mermetojë strukturën fillestare monolite. DUREBOND është një ndihmë ideale për instalimin dhe ankorimin e shufrave përforcuese në elementet ekzistuese të betonit.

Nënshtresa

Sipërfaqja e aplikuar duhet të jetë:

  • E thatë dhe e qëndrueshme
  • Pa materiale që pengojnë ngjitjen, si p.sh. pluhuri, grasoja, grimcat e lira etj., dhe të mos ketë ujë të grumbulluar.

Përzierja e 2 përbërësve

Përbërësit A (rrëshira) dhe B (forcuesi) janë të paketuar në dy enë të ndara, të cilat kanë raportin e paracaktuar të përzierjes sipas peshës. E gjithë sasia e përbërësit hidhet në përbërësin A. Përzierja duhet të kryhet për rreth 5 minuta, duke përdorur një vegël dore të përshtatshme (p.sh. mistri e vogël) ose duke përdorur një mikser me xhiro të ulëta (300 rrot/min). Është e rëndësishme  që përzierja të trazohet plotësisht pranë anëve dhe fundit të enës në mënyrë që të arrihet përhapja uniforme e forcuesit. Nëse nevojitet më pak se një kuti, 5 pjesë sipas peshës së përbërësit A dhe 1 pjesë sipas peshës së përbërësitB, duhet të hidhen në një enë të pastër dhe të përzihen si më lartë.

  • Punueshmëria e materialeve epokside ndikohet nga temperatura e tyre. Temperatura ideale e përdorimit është midis +15 oC dhe +25 oC në mënyrë që produkti të jetë i lehtë për tu përdorur dhe për tu tharë, ashtu sic shpjegohet më lartë. Temperatura e ambientit nën +15 oC do të  rrisë kohën e tharjes dhe temperatura mbi +30 oC do të përshpejtojë kohën e tharjes. Gjatë dimrit rekomandohet një ngrohje paraprake e produktit, kurse në verë rekomandohet ruajtja e materialit në një vend të freskët përpara përdorimit.
  • Pas ngurtësimit, DUREBOND është totalisht e sigurt për shëndetin.
null

Sipërfaqe: Beton

null

Aplikimi: Mistri