DUROCRET-DECO është një llac i parapërzier me bazë cimentoje i modifikuar me polimer dhe i përforcuar me fibra i cili nuk përmban përbërës korrozivë dhe që është i përshtatshëm për pvrdorim në ambiente të brendshme dhe të jashtme, duke ofruar:

  • Rezistencë ndaj gërryerjes.
  • Ngjitje shumë të mirë me nënshtresën.
  • Papërshkueshmëri nga uji.
  • Resultat të vecantë estetik.

Klasifikohet si llac PCC R2 për riparime betoni, sipas EN 1504-3. DUROCRET-DECO përdoret si llac cimentoje në shumë raste, si në shkallë, dysheme, mure dhe për struktura të vecanta si shtrate inkaso, artikujt sanitarë inkaso (lavamane, dushe, etj). Mund të përdoret brenda dhe jashtë, në shtëpi, hotele dhe në cfarëdo rasti ku kërkohet një estetikë e vecantë (p.sh. arkitekturë cikladike).

Përgatitja e nënshtresës
Sipërfaqja duhet të jetë e pastër, pa pluhur, pa vaj, materiale të lira etj. Cfarëdo lloj plasaritje ose vrimë duhet të mbushet me materialet e përshtatshme. Para aplikimit të DUROCRET-DECO në sipërfaqe thithëse, si në muraturë, betoni, suva, bord gipsi duhet bërë astarim me astarin krilik UNI-PRIMER ose FLEX-PRIMER në 1-2 shtresa, në varësi të thithjes së nënshtresës. DUROCRET-DECO aplikohet mbas 2-3 orësh, sipas kushteve të motit dhe mbas astarit është tharë krejt. Sipërfaqet jo thithëse si shtresat e vjetra të pllakave ose mozaiket, duhet të astarojnë astarin SUPERGRUND. DUROCRET-DECO mund të aplikohet mbas 24 orësh dhe vetëm po të jetë tharë krejt astari.

Përdorimi
Për mure
DUROCRET-DECO hidhet në ujë duke u trazuar, derisa të krijohet një përzierje në formën e kërkuar të punueshmërisë. Materiali aplikohet duke përdorur një  mallë me dhëmbë 10 mm. Në sipërfaqen e “krehur” me DUROCRET-DECO vendoset rrjetë xhami me peshë 160 g/m1, e cila pastaj ngjeshet me anën e lëmuar të mallës duke krijuar një sipërfaqe të lëmuar. Mbas 24 orësh, sipërfaqja e ngurtësuar e DUROCRET-DECO FLEX astarohet me astarin akrilik UNI-PRIMER ose FLEX-PRIMER. Sa rrëshira është akoma e njomë (fresh on fresh), aplikohet DUROCRET-DECO ose DUROCRET-DECO FINISH në një shtresë të hollë (1-2 mm) në cfarëdo ngjyre të dëshiruar për ta krijuar stilin e llacit dekorues. Për aplikime në mure të bërë nga pllakat prej gipsi ose pllaka cimentoje, është e nevojshme të shtoni ADIFLEX-B në DUROCRET-DECO në raportin 1-2 kg për cdo 25 kg për të përmirësuar vetitë e tij.

Për dysheme
Shtoni 1-2 kg ADIFLEX-B në 25 kg DUROCRET-DECO për të përmirësuar vetitë e tij. Në këetë rast, pakësoni sasinë e ujit të përzierjes që nevojitet për të përfituar një përzierje me punueshmërinë e dëshiruar. Në vend të DUROCRET-DECO, mund të përdorim edhe DUROCRET-DECO FLEX, llac fleksibël i parapërzier, me bazë cimentoje i modifikuar me polimer, i përforcuar me fibra, për përfundimin e sipërfaqeve në dysheme dhe në mure. 2-3 ditë mbas plotësimit të aplikimit dhe me kusht që sipërfaqja është tharë, mund të aplikohen llaqet mbrojtëse.

  • Temperatura gjatë aplikimit duhet të jetë ndërmjet +5oC dhe +30oC.
  • Gjatë verës rekomandohet të merren masat e nevojshme për të mbrojtur DUROCRET-DECO nga humbja e ujit si rezultat i temperaturave të larta.
  • Produkti përmban cimento dhe reagon si alkalin me jin, kështu që klasifikohet si irritues.
null

Sipërfaqe: Beton

null

Aplikimi: Furçë