DUROCRET-DECO është një llac i parapërzier me bazë cimentoje i modifikuar me polimer dhe i përforcuar me fibra i cili nuk përmban përbërës korrozivë dhe që është i përshtatshëm për përdorim në ambiente të brendshme dhe të jashtme, duke ofruar:
- Rezistencë ndaj gërryerjes
- Ngjitje shumë të mirë me nënshtresën
- Papërshkueshmëri nga uji
- Resultat të vecantë estetik.
Klasifikohet si llac PCC R2 për riparime betoni, sipas En 1504-3.
DUROCRET-DECO përdoret si llac cimentoje në shumë raste, si në shkallë, dysheme, mure dhe për struktura të vecanta si shtrate inkaso, artikuj sanitarë inkaso (lavamane, dushe, etj). Mund të përdoret brenda dhe jashtë, në shtëpi, hotele dhe në cfarëdo rasti ku kërkohet një estetikë e vecantë (p.sh. arkitekturë cikladike).
Përgatitja e nënshtresës
Sipërfaqja duhet të jetë e pastër, pa pluhur, pa vaj, materiale të lira etj. Cfarëdo lloj plasaritje ose vrimë duhet të mbulohet me materialet e përshtatshme. Para aplikimit të DUROCRET-DECO në sipërfaqe thithëse, si në muraturë, betoni, suva, bord gipsi duhet bërë astarim me astarin akrilik UNI-PRIMER ose FLEX-PRIMER në 1-2 shtresa, në varësi të thithjes së nënshtresës. DUROCRET-DECO aplikohet mbas 2-3 orësh, sipas kushteeve të motit dhe mbasi astari është tharë. Sipërfaqet jo thithëse si shtresat e vjetra të pllakave ose mozaikët, duhet të astarohen me astarin SUPERGRUND. DUROCRET-DECO mund të aplikohet mbas 24 orësh dhe vetëm po të jetë tharë krejt astari.