DUROCRET-DECO FLEX është një llac fleksibël i parapërzier, me bazë cimentoje i modifikuar me polimer, i përforcuar me fibra, pa përbërës korrozivë dhe që është i përshtatshëm për përdorim në ambiente të brendshme dhe të jashtme në dysheme dhe mure, duke ofruar:
- Rezistencë të lartë ndaj gërryerjes dhe goditjeve mekanike.
- Ngjitje shumë të mirë me nënshtresën.
- Fleksibilitet dhe rezistencë ndaj tkurrjes-bymimit si dhe lëkundjes,
- Një rezultat të vecantë estetik.
- Nuk ka nevojë të përforcohet me rrëshira përforcuese.
Klasifikohet si llac PCC R3 për riparime betoni, sipas EN 1504-3 dhe si material llaci cimentoje CT-C30-F7-AR2, sipas EN 13813. DUROCRET-DECO FLEX përdoret brenda dhe jashtë në shumë raste, si në shkallë, dysheme, mure si dhe për arsye estetike (p.sh. arkitekturë cikladike), në shtëpi, hotele etj, dhe për struktura të vecanta si shtrate inkaso, artikuj sanitarë inkaso (lavamanë, dushe, etj). Fleksibiliteti i tij e bën të përshtatshëm për përdorime që kërkojnë elasticitet, si nënshtresat prej bordesh gipsi ose prej bordesh cimentoje, dysheme me ngrohje nga poshtë, papafingo, sipërfaqe metalike, dysheme me trafik të ngarkuar, shtresa me pllaka të vjetra, hapësira të jashtme, si ballkone dhe tarraca.
Përgatitja e nënshtresës
Nënshtresa duhet të jetë e pastër, pa pluhur, pa vaj, materiale të lira etj. Cdo zgavër si plasaritjet ose vrimat në nënshtresa duhet të mbushen. Para përdorimit të DUROCRET-DECO FLEX në sipërfaqe thithëse, si mure, betoni, suva, ose borde gipsi, duhet fillimisht të astarohen me astarin akrilik UNI-PRIMER ose FLEX-PRIMER në 1-2 shtresa, në varësi me thithshmërinë e nënshtresës. DUROCRET-DECO FLEX shtrohet pas 2-3 orësh, në vartësi me konditat e motit, me kusht që astari është tharë mjaftueshëm. Nënshtresat jo thithëse, si shtresat me pllaka të vjetra ose mozaiket, duhet të astarohen me astarin SUPERGRUND. DUROCRET-DECO FLEX mund të aplikohet pas 24 orësh, me kusht që astari të jetë tharë krejt.
Përdorimi
DUROCRET-DECO FLEX hidhet në ujë duke u trazuar, derisa të krijohet një përzierje në formën e kërkuar të punueshmërisë. Materiali aplikohet duke përdorur një mallë me dhëmbë 10 mm. Në sipërfaqen e “krehur” me DUROCRET-DECO FLEX vendoset rrjetë xhami me peshë 160 g/m2, e cila pastaj ngjeshet me anën e lëmuar të mallës duke krijuar një sipërfaqe të lëmuar. Mbas 24 orësh, sipëfaqja e ngurtësuar e DUROCRET-DECO FLEX astarohet me astarin akrilik UNI-PRIMER ose FLEX-PRIMER dhe kur është akoma i njomë (fresh on fresh), DUROCRET-DECO FLEX shtrohet në një shtresë të hollë (1.5 mm) në cdo ngjyrë të dëshiruar për të krijuar stilin e dëshiruar dekorativ të llacit të cimentos. 2-3 ditë mbas plotësimit të aplikimit dhe me kusht që sipërfaqja është tharë, mund të aplikohen llaqet mbrojtëse.