DUROCRET-PENETRATE është një llac i parapërzier me bazë cimentoje, i cili nuk përmban përbërës korrozivë dhe që është i përshtatshëm për përdorim në ambiente të brendshme dhe të jashtme. Përbëhet nga kimikate aktive të vecanta, të cilat kur bien në kontakt me lagështinë dhe hidroksidin e pranishëm të gëlqeres, reagon dhe formon lidhje të patretshme (kristale). Këto kristale bllokojnë poret kapilare dhe izolojnë plasaritjet e tkurrjes brenda betonit, në mënyrë që të parandalojë thithjen e mëtejshme të ujit.

Nënshtresa

Nënshtresa  duhet të jetë e pastër, pa mbetje vaji, pa materiale të lëna në gjendje të lirë mbi të, pa pluhur etj. Sipërfaqet shumë të lëmuara duhet të trajtohen me presion të moderuar rëre ose uji, ose të trajtohen me kujdes me larje kimike me 15% acid klorhidrik. Rrjedhjet e ujit duhet të bllokohen me cimento AQUAFIX që mpikset shpejt. Sipërfaqja duhet të laget, para aplikimit të DUROCRET-PENETRATE.

Përdorimi

DUROCRET-PENETRATE hidhet sasia ekzakte e ujit duke u trazuar vazhdimisht, derisa të krijohet një përzierje uniforme. Materiali aplikohet me mistri si zakonisht. Mbas aplikimit, sipërfaqja e përfunduar duhet të laget për 2-3 ditë në mënyrë që të mbetet pak e lagur shtresa hidroizoluese dhe të ngurtësohet në mënyrën e duhur.

  • Përdorimi i sasisë së ujit mbi atë që rekomandohet, mund të krijojë rritje në rrjedhshmërinë e materialit e cila vështirëson aplikimin. Gjithmonë duhet përdorur me saktësi sasia e rekomanduar e përzierjes.
  • Temperatura gjatë aplikimit duhet të jetë të paktën +5 oC.
  • Produkti përmban cimento dhe reagon si alkalin me ujin, kështu që ai klasifikohet si irritues.
null

Sipërfaqe: Beton, suva

null

Aplikimi: Mistri