DUROFLOOR është sistem epoksid vetënivelues me ngjyrë, 2 komponentësh. Ofron fortësi të lartë me rezistencë ndaj fërkimit. Është rezistent ndaj acideve organike dhe inorganike, alkaleve, produkteve vajgurore, mbeturinave, ujit, ujit të detit dhe ndaj një numri të madh tretësish. Ka rezistencë ndaj temperaturave nga -30oC deri më +100 oC me ngarkesa në gjendje të thatë dhe deri me +60oC me ngarkesa në gjendje të lëngët. Është certifikuar me shënimin CE si shtresë mbrojtjeje për sipërfaqet e betonit, sipas certifikatës EN 1504-2. Certifikata Nr. 2032-CPR-10.11. Ai klasifikohet si SR-B2,0-AR0,5-IR4 sipas standardit EN 13813. DUROFLOOR përdoret si mbishtresë vetëniveluese e hedhur në dysheme me bazë cimento, atje ku kemi kërkesa për veti mekanike ose kimike të larta. Është i përshtatshëm për ambiente industriale, punishte artizanale, magazina, dyqane të mëdha, hotele, garaze, mjedise me qarkullim të lartë, pika shitjeje karburanti, oficina etj. Është i përshtatshëm për mbishtresa në sipërfaqe që do të jenë në kontakt të drejtpërdrejtë me ushqime, sipas kërkesave të W-347, ISO 8467. Ajo është në përputhje me standardet e LEED (Rregulli 1113-SCAQMD) që kanë të bëjnë me Limitet e Përbërësve Organike të Paqëndrueshme (VOC), të kategorizuara si veshje të natyrës së Mirëmbajtjes Industriale (IM).
Nënshtresa
Sipërfaqet që do të shtrohen duhet:
- Të jenë të thata dhe solide.
- Të jenë të pastra, pa materiale që pengojnë ngjitjen si pluhur, materiale të prishura, lëndë yndyrore etj.
- Të jenë të mbrojtura nga lagështia nga ana e brendshme e tyre.
Gjithashtu, në varësi të natyrës së nënshtresës, duhet të bëhet parapërgatitja e përshtatshme si pastrim me furcë, fërkim, frezim, pastrim me ujë me presion, me rërë me presion, me sfera me presion etj. Në vazhdim sipërfaqja duhet të pastrohet shume mirë nga pluhurat me fshesë me aftësi thithëse të lartë.
Kalimi me primer (astarosje)
Kalimi me prajmer (astarosje) bëhet me prajmer (astar) epoksid DUROFLOOR ose DUROPRIMER. Konsumi: 200-300 g/m2. Pasi të thahet prajmeri duhet që të metat që mund të ketë nënshtresa (plasaritjet, vrima) të stukohen me DUROFLOOR (A+B), të përzier me rërë kuarcore me granulometri 0-0,4 mm (ose me rërë Q35) në raporte 1:2 deri me 1:3 sipas peshës ose me DUROFLOOR-PSF të përzier me rërë kuarcore me granulometri 0-0,4 mm (ose me rërë Q35) në raporte 1:2 deri me 1:3 sipas peshës. Aplikimi i DUROFLOOR duhet të bëhet brenda 24 orësh nga lyerja me prajmer. Në rast se DUROFLOOR do të aplikohet pas 24 orësh nga lyerja me prajmer, për të siguruar ngjitje të mirë duhet që në sipvrfaqen e kaluar me prajmer, para se të mpikset prajmeri, të hidhet rërë kuarcore me granulometri 0,3-0,8 mm. Pas mpiksjes së prajmerit kokrrizat e rërës kuarcore që nuk janë ngjitur pastrohen me fshesë me aftësi thithëse të lartë.