DUROFLOOR-11 është një sistem epoksid me 2 përbërës që nuk përmban tretës dhe i ngjyrosur, i cili ofron forcë dhe rezistencë të lartë ndaj gërryerjes. Ai është rezistent ndaj acideve organike dhe inorganike, ndaj materialeve alkaline, produkteve të naftës, mbeturinave, ujit, ujit të detit dhe ndaj një numri të madh tretësish. Ai i reziston temperaturave nga -30oC deri në +100oC në ngarkesë të thatë dhe deri në +60 oC në ngarkesë të njomë. Është certifikuar me shënimin CE si shtresë mbrojtjeje për sipërfaqet e betonit, sipas, certifikatës EN 1504-2. Certifikata Nr. 2032-CPR-10.11. DUROFLOOR-11 përdoret, duke i shtuar rërë kuarci me madhësi kokrrizash nga 0,1-0,4 mm, si një mbishtresë epokside vetëniveluese mbi dyshemetë me bazë cimentoje që kërkojnë rezistencë të lartë mekanike dhe rezistencë të lartë ndaj kimikateve. Ai mund të përdoret gjithashtu, pa i shtuar rërë kuarci, si një shtresë lyerëse mbi sipërfaqet me bazë cimentoje, si dhe mbi sipërfaqet prej hekuri ose celiku. Ai është i përshtatshëm për hapësira në ambiente industriale, magazina, dyqane, oficina makinash, supermarkete, laboratorë, hotele, garazhde, pika karburanti, zona me trafik të madh etj.

Nënshtresa
Sipërfaqja e dyshemesë për shtrim duhet të jetë:

  • E thatë dhe e qëndrueshme
  • Pa materiale që pengojnë ngjitjen, si p.sh. pluhuri, grimcat e lira, grasoja etj.
  • E mbrojtur nga sulmi i lagështirës nga poshtë.

Përzierja e përbërësve
Përbërësit A (rrëshira) dhe B (forcuesi) janë të paketuar në dy enë të ndara, të cilat kanë raportin e paracaktuar të përzierjes sipas peshës. Fillimisht përbërësi A duhet të trazohet  mirë dhe të derdhet në një enë të pastër. Pastaj e gjithë përmbajtja e përbërësit B hidhet në përbërësin A duke u trazuar vazhdimisht. Përzierja e të 2 përbërësve duhet të vazhdojë për rreth 3 minuta duke pvrdorur një mikser me xhiro të ulëta (300 rrot/min). Është e rëndësishme që përzierja të trazohet plotësisht pranë anëve dhe fundit të enës në mënyrë që të arrihet përhapja uniforme e forcuesit. Në rast të përdorimit të DUROFLOOR-11 si një shtresë epokside vetëniveluese për dysheme, në përzierje shtrohet gradualisht duke utrazuar vazhdimisht rërë kuarci me madhësi kokrrizash 0,1-0,4 mm ( ose M32) dhe në raport 1:1 sipas peshës derisa të formohet një llac epoksid uniform.

  • Punueshmëria e materialeve epokside ndikohet nga temperatura e tyre. Temperatura ideale e përdorimit është midis +15oC dhe +25oC në mënyrë që produkti të jetë i lehtë për tu përdorur dhe për tu tharë, ashtu sic shpjegohet më lartë. Temperatura e ambientit nën +15oC do të rrisë kohën e tharjes dhe temperatura mbi +30oC do të përshpejtojë kohën e tharjes. Gjatë dimrit rekomandohet një ngrohje paraprake e produktit, kurse në verë rekomandohet ruajtja e materialit në një vend të freskët përpara pvrdorimit.
  • Ngjitja e shtresës pasuese mund të ndikohet ndjeshëm nga ndërhyrja e lagështirës ose papastërtive.
  • Shtresat epokside duhet të mbrohen nga lagështira për 4-6 orë pas aplikimit të tyre. Lagështira mund të zbardhë sipërfaqen dhe/ose ta bëjë ngjitëse. Ajo mund të crregullojë mpiksjen gjithashtu. Shtresat e zbehura ose ngjitëse në pjesë të ndryshme të sipërfaqes duhet të hiqen duke u gërryer ose duke u fërkuar dhe pastaj të shtrohen përsëri.
  •  Nëse një kohë më e gjatë se ajo e parrashikuar ndodh midis aplikimeve të shtresave pasardhëse ose në rast se dyshemetë e vjetra do të shtrohen përsëri, sipërfaqja duhet të gvrryhet dhe të pastrohet plotësisht përpara aplikimit të një shtrese të re.
  • Pas ngurtësimit, DUROFLOOR-11 është totalisht e sigurt për shëndetin.
null

Sipërfaqe: Beton, suva

null

Aplikimi: Furçë, rul