DUROFLOOR-11 është një sistem epoksid me 2 përbërës që nuk përmban tretës dhe i ngjyrosur, i cili ofron forcë dhe rezistencë të lartë ndaj gërryerjes. AI është rezistent ndaj acideve organike dhe inorganike, ndaj materialeve alkaline, produkte të naftës, mbeturinave, ujit, ujit të detit dhe ndaj një numri të madh tretësish. Ai i reziston temperaturave nga -30 oC deri në +100 oC në ngarkesë të thatë dhe deri në +60 oC në ngarkesë të njomë. Është certifikuar me shënimin CE si shtresë mbrojtje për sipërfaqet e betonit, sipas certifikatës EN 1504-2. Certifikata Nr. 2032-CPR-10.11. Ai klasifikohet si SR-B2,0-AR0,5-IR4 sipas standardit EN13813.
DUROFLOOR-11 përdoret, duke i shtuar rërë kuarci me madhësi kokrrizash nga 0,1-0,4 mm, si një mbishtresë epokside vetëniveluese mbi dyshemetë me bazë cimentoje që kërkojnë rezistencë të lartë mekanike dhe rezistencë të lartë ndaj kimikateve. Ai mund të përdoret gjithashtu, pa i shtuar rërë kuarci, si një shtresë lyerëse mbi sipërfaqet me bazë cimentoje, si dhe mbi sipërfaqet prej hekuri ose celiku. Ai është i përshtatshëm për hapësira në ambiente industriale, magazina, dyqane, oficina makinash, supermarkete, laboratorë, hotele, garazhe, pika karburanti, zona me trafik të madh etj.

Nënshtresa
Sipërfaqja e dyshemesë për shtrim duhet të jetë:

  • E thatë dhe e qëndrueshme.
  • Pa materiale që pengojnë ngjitjen, si p.sh. pluuri, grimcat e lira, grasoja etj.
  • E mbrojtur nga sulmi i lagështirës nga poshtë.

Lyerja me astar
Sipërfaqja lyhet me astarët epoksidë DUROFLOOR-PSF ose DUROPRIMER.
Konsumi: 200-300 g/m2.
Pasi astari të jetë tharë, cdo problem ekzistues në sipërfaqe (plasaritje, vrima) duhet të mbushet duke përdorur DUROFLOOR-11 (A+B) të përzier me rërë kuarci me madhësi kokrrizash 0,1-0,4 mm (ose M32) në raport 1:1,5 deri në 1:2 sipas peshës, ose duke përdorur DUROFLOOR-PSF të përzier me rërë kuarci me madhësi kokrrizash 0,1-0,4 mm (ose Q35) në raport 1:2 deri në 1:3 sipas peshës. Nënshtresa metalike duhet të lyhet me materialin epoksid anti-korroziv EPOXYCOAT-AC. Aplikimi i DUROFLOOR-11 duhet të kryhet brenda 24 orësh pas lyerjes me astar. Në rast se DUROFLOOR-11 do të aplikohet pas më shumë se 24 orësh pas lyerjes me astar, mbi sipërfaqe duhet të përhapet rërë kuarci me madhësi kokrrizash 0,3-0,8 mm gjatë kohës që astari është ende i njomë, me qëllim qëtë garantohet ngjitja e mirë. Pas mpiksjes së astarit, cdo kokrrizë e lirë duhet të largohet duke përdorur një fshesë me vakuum me fuqi të madhe thithëse.

Nënshtresa e lagësht
Kur sipërfaqja përmban lagështirë në nivel më të madh se 4% ose është një nënshtresë betoni e freskët (e patharë) (3-28 ditë), sipërfaqja duhet të lyhet me astarin me 2 përbërës DUROPRIMER-SG.

Përzierja e përbërësve
Përbërësit A (rrëshira) dhe B (forcuesi) janë të paketuar në dy enë të ndara, të cilat kanë raportin e paracaktuar të përzierjes sipas peshës. Fillimisht përbërësi A duhet të trazohet mirë dhe të derdhet në një enë të pastër. Pastaj e gjithë përmbajtja e përbërësit B hidhet në përbërësin A duke u trazuar vazhdimish. Përzierja e të 2 përbërësve duhet të vazhdojë për rreth 3 minuta duke përdorur një mikser me xhiro të ulëta (300 rrot/min). Është e rëndësishme që përzierja të trazohet plotësisht pranë anëve dhe fundit të enës në mënyrë që të arrihet përhapja uniforme e forcuesit. Në rast të përdorimit të DUROFLOOR-11 si një shtresë epokside vetëniveluese për dysheme, në përzierje shtohet gradualisht duke u trazuar vazhdimisht rërë kuarci me madhësi kokrrizash 0,1-0,4 mm (ose M32) dhe në një raport 1:1 sipas peshës (rrëshirë epokside (A+B):rërë) derisa të formohet një llac epoksid uniform.
Përdorimi – Konsumi
Në varësi të llojit të kërkuar të dyshemesë epokside dhe të formës së sipërfaqes finale, ekzistojnë katër raste aplikimi:

a) Shtresë dyshemeje vetëniveluese – Sipërfaqe finale e lëmuar
Llaci epoksid derdhet mbi dysheme dhe përhapet (tërhiqet) në një trashësi 2-3 mm duke përdorur një mallë të dhëmbëzuar.
Konsumi i DUROFLOOR_11 (A+B): 0,85 kg/m2/mm.
Shtresa vetëniveluese duhet tështrohet me një rul të vecantë me thumba për të ndihmuar ajrin e ngecur që të dalë jashtë, për të evituar formimin e flluskave të ajrit.
b) Shtresë dyshemeje vetëniveluese – Sipërfaqe finale jorrëshqitëse
Fillimisht llaci epoksid aplikohet në të njëjtën mënyrë si në rastin e sipërfaqes së lëmuar. Mbi shtresën ende të njomë të llacit shpërndahet rërë kuarci me madhësi 0,1-0,4 mm ose 0,3-0,8 mm, në varësi të efektit të dëshiruar kundër rrëshqitjes. 
Konsumi i rërës së kuarcit: rreth 3 kg/m2. 
Pas mpiksjes së DUROFLOOR-11, cdo kokrrizë e lirë duhet të largohet duke përdorr një fshesë me vakuum me fuqi të madhe thithëse.

c) Shtresë lyerëse – Sipërfaqe finale e lëmuar
DUROFLOOR-11 (A+B) aplikohet nëpërmjeet rulit në dy shtresa (duar). Shtresa (dora) e dytë bëhet pasi të jetë tharë dora e parë, por brenda 24 orësh. Konsumi: Rreth 250-300 g/m2/ të shtresës.
d) Shtresë lyerëse – Sipërfaqe finale jorrëshqitëse
DUROFLOOR-11 (A+B) aplikohet nëpërmjet rulit në një shtresë (dorë). Mbi shtresën ende të njomë shpërndahet rërë kuarci me madhësi kokrrizash 0,1-0,4 mm ose 0,3-0,8 mm, në varësi të efektit të dështiruar kundër rrëshqitjes. Konsumi i rërës së kuarcit: rreth 3 kg/m2.

  • Punueshmëria e materialeve epokside ndikohet nga temperatura e tyre. Temperatura ideale e përdorimit është midis +15 oC dhe +25 oC në mënyrë që produkti të jetë i lehtë për tu përdorur dhe për tu tharë, ashtu sic shpjegohet më lartë. Temperatura e ambientit nën +15 oC do të rrisë kohën e tharjes dhe temperatura mbi +30 oC do të përshpejtojë kohën e tharjes. Gjatë dimrit rekomandohet një ngrohje paraprake e produktit, kurse në verë rekomandohet ruajtja e materialit në një vend të freskët përpara përdorimit.
  • Ngjitja e shtresës pasuese mund të ndikohet ndjeshëm nga ndërhyrja e lagështirës ose papastërtive.
  • Shtresat epokside duhet të mbulohen nga lagështira për 4-6 orë pas aplikimit të tyre. Lagështira mund të zbardhë sipërfaqen dhe/ose ta bëjë ngjitëse. Ajo mund të crregullojë mpiksjen gjithashtu. Shtresat e zbehura ose ngjitëse në pjesë të ndryshme të sipërfaqes duhet të hiqen duke u gërryer ose duke u fërkuar dhe pastaj të shtrohen përsëri.
  • Nëse një kohë më e gjatë se ajo e parashiukuar ndodh midis aplikimeve të shtresave pasardhëse ose në rast se dyshemetë e vjetra do të shtrohen përsëri, sipërfaqja duhet të gërryhet dhe të pastrohet plotësisht përpara aplikimit të një shtrese të re.
  • Pas ngurtësimit, DUROFLOOR-11 është totalisht e sigurt për shëndetin.
null

Sipërfaqe: Beton

null

Aplikimi: Mistri