DUROFLOOR-BI është një sistem epoksid pa ngjyrë, me 2 përbërës dhe me tretës. Për shkak të viskozitetit të ulët të tij dhe fluiditetit të madh, ai mund të depërtojë thellë në nënshtresë dhe i mbush poret dhe kapilarët. Sipërfaqet e ngopura bëhen të qëndrueshme dhe të forta, rezistente ndaj gërryerjes, ngricës dhe kimikateve, në vecanti ndaj papastërtive, produkteve të naftës dhe ndaj vajrave mineralë. Ai klasifikohet si SR-B2,0 sipas standardit EN 13813. DUROFLOOR-BI përdoret për imprenjimin e nënshtresave me bazë cimentoje, p.sh. betoni i ri dhe i vjetër, të llacit ose suvasë me cimento etj. Ai është i përshtatshëm për dyshemetë në parkingje, magazina, laboratorë, mjedise industriale, pika karburanti, oficina makinash etj. Ai përdoret gjithashtu si astar për shtresat epokside EPOXYCOAT, EPOXYCOAT-VSF dhe EPOXYCOAT-S.

Nënshtresa
Sipërfaqja e dyshemesë për shtrim duhet të jetë:

  • E thatë dhe e qëndrueshme
  • Pa materiale që pengojnë ngjitjen, si p.sh. pluhuri, grimcat e lira, grasoja etj.
  • E mbrojtur ga sulmi i lagështisë nga poshtë.

Në varësi të natyrës së nënshtresës, ajo duhet të përgatitet nëpërmjet fërkimit me furcë, gërryerjes, pastrimit me një fshesë me vakum me fuqi të madhe thithëse etj.

Përzierja e përbërësve
Përbërësit A (rrëshira) dhe B (forcuesi) janë të paketuar në dy enë të ndara, të cilat kanë raportin e paracaktuar të përzierjes sipas peshës. Dy komponentët përzihen në një enë të pastër dhe të thatë-rekomandohet një kohë përzierjeje rreth 5 minuta me mikser me xhiro të ulëta (300 rpm). Është e rëndësishme që përzierja të trazohet plotësisht pranë anëve dhe fundit të enës në mënyrë që të arrihet përhapja uniforme e forcuesit.

Përdorimi-Konsumi
DUROFLOOR-BI aplikohet me rul, me furcë ose me spërkatje në 1-2 duar (shtresa), sipas aftësisë thithëse të nënshtresës. Dora e dytë jepet 15 minuta pasi të jetë aplikuar dora e parë. Konsumi: 150-250 g/m2/shtresë. DUROFLOOR-BI mund të aplikohet mbi betonin e ri (i hedhur rreth 3 ditë më përpara), sepse tharja nuk ka probleme. Ai mund të aplikohet gjithashtu mbi nënshtresa paksa të lagështa (niveli i lagështisë deri në 6%). Në të dyja rastet arrihet një thellësi e vogël imprenjimi. Nëse kërkohet një thellësi imprenjimi rreth 5 mm brenda në beton, atëherë niveli i lagështirës duhet të jetë më i ulët se 3%. DUROFLOOR-BI ofrohet në paketime (A+B) prej 4kg dhe 10 kg, ku përbërësi A dhe B kanë një raport të fiksuar të peshës. Të paktën 12 muaj nga data e prodhimit nëse ruhet në paketimin origjinal të izoluar, në ambiente të mbrojtura nga lagështia dhe ekspozimi në dritën e diellit. Temperatura e rekomanduar e magazinës është midis +5oC dhe +35oC.

  • Punueshmëria e materialeve epokside ndikohet nga temperatura e tyre. Temperatura ideale e përdorimit është midis +15oC dhe +25oC në mënyrë që podukti të jetë i lehtë për tu përdorur dhe për tu tharë, ashtu sic shpjegohet më lart. Temperatura e ambientit nën +15 oC do të rrisë kohën e tharjes dhe temperatura mbi +30 oC do të përshpejtojë kohën e tharjes. Gjatë dimrit rekomandohet një ngrohje paraprake  e produktit, kurse në verë rekomandohet ruajtja e materialit në një vend të freskët përpara përdorimit.
  • DUROFLOOR-BI përmban tretës. Në rast përdorimi në dhoma të mbyllura, duhet të merren masa për ajrosje të mirë.
  • Thithshmëria jo uniforme e nënshtresës mund të shkaktojë një pamje jo uniforme të sipërfaqes pasi ajo të jetë imprenjuar.
  • Ngjitja e shtresave pasuruese mund të ndikohet ndjeshëm nga ndërhyrja e lagështisë ose papastërtive midis tyre.
  • Shtresat epokside duhet të mbrohen nga lagështira për 4-6 orë pas aplikimit të tyre. Lagështira mund të zbardhë sipvrfaqen dhe/ose ta bëjë ngjitëse. Ajo mund të crregullojë mpiksjen gjithashtu. Shtresat e zbehura ose ngjitëse në pjesë të ndryshme të sipvrfaqes duhet tëhiqen duke u gërryer ose duke u fërkuar dhe pastaj të shtrohen përsëri.
  • Nëse një kohë më e gjatë se ajo e parashikuar ndodh midis aplikimeve të shtresave pasardhëse ose në rast se dyshemetë e vjetra do të shtrohen përsëri, sipërfaqja duhet të gërryhet dhe tëpastrohet plotësisht përpara aplikimit të një shtrese të re.
  • Pas ngurtësimit, DUROFLOOR-BI është totalisht e sigurt për shëndetin.
null

Sipërfaqe: Beton, suva

null

Aplikimi: Furçë, rul