DUROFLOOR-C është një sistem epoksid me 2 përbërës që nuk përmban tretës dhe i ngjyrosur, i cili ofron përcueshmëri permanente që parandalon praninë e ngarkesave elektrike statike mbi sipërfaqe. Ai ka një rezistencë përcueshmërie midis 10 4 dhe 10 6 om*. DUROFLOOR-C ka forc104 dhe 106 om* t104 dhe 106 om* madhe dhe rezistenc104 dhe 106 om* t104 dhe 106 om* lart104 dhe 106 om* ndaj g104 dhe 106 om*rryerjes, 104 dhe 106 om*sht104 dhe 106 om* rezistent ndaj acideve organike dhe inorganike, substancave alkaline, ndaj produkteve të naftës, papastërtive, ujit, ujit të detit dhe ndaj kushteve të motit. Ai klasifikohet si SR-B2,0-AR0,5-IR4 sipas standardit EN 13813. DUROFLOOR-C përdoret si një shtresë dyshemeje auto-niveluese në dysheme prej cimentoje, me qëllim shmangien e rrezikut të gjenerimit të shkëndijave të shkaktuara nga elektricitetit statik. E përshtatshme për dhoma kompjuterash, laboratore, shtypshkronja, fabrika tekstili, spitale, pika karburanti, kabina elektrike, depo municionesh, etj.
Nënshtresa
Sipërfaqja e dyshemesë për shtrim duhet të jetë:
- E thatë dhe e qëndrueshme
- Pa materiale që pengojnë ngjitjen, si p.sh. pluhuri, grimcat e lira, grasoja etj.
- E mbrojtur nga sulmi i lagështirës nga poshtë.
Në varësi të natyrës së nënshtresës, ajo duhet të përgatitet nëpërmjet fërkimit me furcë, gërryerjes, rërës me ajër me presion, ujit me presion, fryrjes me presion të sacmave metalike, etj. Pas kësaj, sipërfaqja duhet të pastrohet nga pluhuri me një fshesë me vakum me fuqi të madhe thithëse.
Shtresa përcuese
Pas forcimit të astarit, shiritat e vecantë prej bakri me vetëngjitje (konduktorët) duhet të instalohen në dysheme duke formuar një rrjetë rreth 5m x 5m dhe të lidhen me tokën me anë të një kablloje perimetrike. Pas kësaj, sipërfaqja lyhet me vernikun epoksid të përcueshëm DUROFLOOR-CV, të aplikuar me rul në një shtresë të hollë. Konsumi: rreth 200 g/m2. DUROFLOOR-C duhet të aplikohet brenda 24 orësh pas aplikimit të DUROFLOOR-CV, por pasi kjo e fundit të jetë tharë.
DUROFLOOR-C ofrohet në paketime (A+B) prej 10kg, ku përbërësit A dhe B kanë raporte të fiksuara të peshës. Të paktën 12 muaj nga data e prodhimit nëse ruhet në paketimin origjinal të izoluar, në ambiente të mbrojtura nga lagështia dhe ekspozimi në dritën e diellit. Temperatura e rekomanduar e magazinimit është +5oC dhe +35oC.