DUROFLOOR-CV është një sistem epoksid me 2 përbërës i ngjyrosur dhe me tretës, i cili ofron ngjitje të fortë me nënshtresën dhe përcueshmëri të mirë, e cila parandalon akumulimin e elektricitetit statik mbi sipërfaqe. Ka një rezistencë përcueshmërie më të vogël se 10 kub/m. Ai klasifikohet si SR-B2,0 sipas standardit EN 13813. DUROFLOOR-CV përdoret si një shtresë e ndërmjetme e sistemit epoksid DUROFLOOR-C, për të siguruar përcueshmërinë uniforme në të gjithë sipërfaqen e dyshemesë.
Përzierja e përbërësve
Pvrbërësi A (rrëshira) dhe B (forcuesi) janë të paketuar në dy enë të ndara, të cilat kanë raportin e paracaktuar të përzierjes sipas peshës. E gjithë sasia e përbërësit B shtohet në përbërësin A. Përzierja e 2 përbërësve duhet të bëhet për rreth 5 minuta, duke përdorur një mikser me xhiro të ulëta (300 rrot/min). Është e rëndësishme që përzierja të trazohet plotësisht pranë anëve dhe fundit të enës në mënyrë që të arrihet përhapja uniforme e forcuesit.
Përdorimi-Konsumi
DUROFLOOR-CV aplikohet brenda 24 orëve pas lyerjes me astarin epoksid DUROFLOOR-PSF ose DUROPRIMER dhe pasi astari të jetë forcuar. Në fillim, shiritat e vecantë prej bakri me vetëngjitje (konduktorët) duhet të instalohen në dysheme duke formuar një rrjetë minimumi 5 x 5 m dhe të lidhen me tokën me anë të një kablloje perimetrike. Pas kësaj, DUROFLOOR-CV lyhet me rul në një shtresë të hollë. DUROFLOOR-CV ofrohet në paketime (A+B) prej 8 kg, ku përbërësit A dhe B kanë raporte të fiksuara të peshës. Të pakten 12 muaj nga data e prodhimit nëse ruhet në paketimin origjinal të izoluar, në ambiente të mbrojtura nga lagështia dhe ekspozimi në dritën e diellit. Temperatura e rekomanduar e magazinimit është midis +5oC dhe +35oC.