DUROFLOOR-PU është një sistem alifatik poliuretani, me dy përbërës, me ngjyrë. Pas aplikimit, krijon një membranë elastike me rezistencë të përkryer ndaj rezatimit UV. Ka rezistencë ndaj fërkimit, si dhe nga acidet organike dhe jo organike, alkalet, produktet e naftës, tretës të përcaktuar, mbeturinat, ujë, ujë deti dhe ndaj efekteve të motit. Reziston në temperatura nga -30oC deri në +100oC në ngarkim të thatë dhe deri në +60oC në ngarkim të lagur. Klasifikohet si SR-B2,0-AR0,5-IR5, sipas EN 13813. Është certifikuar me shënimin CE si shtresë mbrojtjeje pvr sipërfaqet e betonit, sipas, certifikates EN 1504-2.  DUROFLOOR-PU përdoret si shtresë lyerse në dysheme me kërkesa të larta në elasticitet, rezistencë mekanike dhe kimike. Përdoret për:

  • Nënshtresa me bazë cimentoje, si betoni, llace, cimento ose cimento asbesti.
  • Sipvrfaqe prej hekuri ose prej celiku
  • Dysheme ekzistuese epokside.
  • Frigoriferë dhe dhoma ngrirje, zona industriale, depo, laboratore, spitale, fabrika vere, punishte riparimi makinash, etj.

Përagtitja e nënshtresës
Sipërfaqja duhet të jetë:

  • E thatë dhe e qëndrueshme.
  • Pa materiale që mund të pengojnë ngjitjen si pluhur, grimca të lira, yndyrë, etj.
  • E mbrojtur nga lagështia nga poshtë.

Përzierja e DUROFLOOR-PU
Përbërësi A (rrëshira) dhe ai B (ngurtësuesi) janë të paketuara në dy ambalazhime të ndara, në raportin e duhur të parapërcaktuar sipas peshës. Përpara përzierjes, përbërësi A trazohet në mënyrë mekanike për 1 minutë. Pastaj, e gjithë përmbajtja e përbërësit B i shtohet përbërësit A dhe tëdy përbërësit përzihen në mënyrë të vazhdueshme për afro 5 minuta me anë të një mikseri me shpejtësi të ulët (300 rpm) derisa të përafrohet një përzierje e njëtrajtshme. Është e rëndësishme që përzierja të trazohet tërësisht pranë skajeve dhe në fund të enës për të përfituar një shpërndarje uniforme të ngurtësuesit. Për të siguruar një përzierje të plotë, përmbajtja derdhet në një enë të pastër dhe përzihet përsëri për të paktën 1 minutë derisa të pvrftohet një përzierje e qëndrueshme.

Aplikimi-Konsumi
Sipas formës të sipërfaqes përfundimtare që kërkohet, ekzistojnë dy raste aplikimi:

a) Sipërfaqe e lëmuar
DUROFLOOR-PU aplikohet me ryl në dy shtresa. Shtresa e dytë aplikohet pas tharjes së shtresës së parë, por brenda 24 orëve. Konsumi: 250-300 g/m2 shtresë.

b) Sipërfaqe jo rrëshqitëse
DUROFLOOR-PU aplikohet me ryl në një shtresë. Konsumi: 250-300 g/m2.

Gjatë kohës që shtresa është e njomë, hidhet rërë kuarcore (me granulometri 0,1-0,4 mm ose 0,3-0,8 mm), në vartësi të efektit kundra rrëshqitjes. Konsumi i rërës kuarcore: rreth 3 kg/m2. Pas mpiksjes së DUROFLOOR-PU, kokrrat e lira duhet të largohen me fshesë korrenti me thithje të lartë.  Përfundimisht aplikohet shtresa përfundimtare e DUROFLOOR-PU me furcë.

  • Koha e punueshmërisë së materialeve poliuretanike influencohet nga temperatura. Temperatura ideale e aplikimit është ndërmjet +15 oC dhe +25 oC, në të cilën materiali ka punueshmëri dhe kohë mpiksjeje optimale. Temperatura nën +15 oC e shtojnë kohën e mpiksjes, ndërsa temperatura mbi +30 oC e ulin. Rekomandohet ngrohje e lehtë e materialit gjatë dimrit dhe magazinimi në dhomë të freskëta para aplikimit gjatë verës.
  • Ngjitja ndëmjet shtresave që janë njëra pas tjetrës mund të influencohet seriozisht nga lagështia ose pluhuri që mund të ndodhen ndërmjet tyre.
  • Shtresat poliuretanike duhet të mbrohen nga lagështia për 4-6 orë pas aplikimit. Lagështia mund të zbardhë sipërfaqen dhe/ose ta bëjë të ngjisë. Mund gjithashtu të crregullojë mpiksjen. Shtresa që pjesërisht kanë humbur ngjyrën ose ngjisin duhet të hiqen me fërkim ose duke përdorur frezën. Pak kësaj këto sipërfaqe duhet të shtrohen përsëri. 
  • Në raste kur koha ndërmjet aplikimit të nënshtresave të cilat janë njëra pas tjetrës është më e gjatë se sa parashikimi ose në rast kur duhet të shtrohen nga e para sipërfaqe të vjetra pas kohe të gjatë, sipërfaqja duhet të pstrohet shumë mirë dhe të fërkohet e gjitha. Pastaj aplikohet shtresa e re.
  • Pas mpiksjes, DUROFLOOR-PU është krejt i parezikshëm për shëndetin.
  • DUROFLOOR-PU është synuar vetëm për përdorim professional.
null

Sipërfaqe: Beton

null

Aplikimi: Furçë