DUROFLOOR-R është sistem epoksid me ngjyrë 2 komponentësh. Ofron fortësi të lartë dhe rezistencë ndaj fërkimit. Është jashtëzakonisht rezistent ndaj acideve organike dhe inorganike, alkaleve, produkteve vajgurore, ndaj një numri të caktuar tretësish, mbeturinave, ujit, ujit të detit dhe agjentëve atmosferike. Ka rezistencë ndaj temperaturave nga -30oC deri ne +100oC me ngarkesa në gjendje të thatë dhe deri me +60oC me ngarkesa në gjendje të lëngët. Është certifikuar me shënimin CE si shtresë mbrojtjeje për sipërfaqet e betonit, sipas certifikatës EN 1504-2. Certifikata Nr. 2032-CPR-10.11. Ai klasifikohet si SR-B2,0-AR0,5-IR4 sipas standardit EN 13813.  DUROFLOOR-R përdoret si mbishtresë lyerëse në dysheme me kërkesa për veti mekanike ose kimike të larta. Aplikohet në nënshtresa me bazë cimento si në beton, në shtresa me llac cimento, si dhe në sipërfaqe metalike ose prej celiku. Është i pvrshtatshëm për punishte artizanale, magazina, laboratore, thertore, spitale, fabrika vere, fabrika konservash, garazhe, oficina etj. Është i përshtatshëm për mbishtresa në sipërfaqe që do të jenë në kontakt të drejtpërdrejtë me ushqime, sipas kvrkesave të W-347, ISO 8467. Ajo është në përputhje me standardet e LEED (Rregulli 1113-SCAQMD) që kanë të bëjnë me Limitet e pvrbërjeve Organike të Paqëndrueshme (VOC), të kategorizuara si veshje të natyrës së Mirëmbajtjes Industriale (IM), Kodi 19, limit i Voc: <100 g/l.

Nënshtresa
Sipërfaqet që do të shtrohen duhet:

  • Të jenë të thata dhe solide.
  • Të jenë të pastra, pa materiale që pengojnë ngjitjen si pluhura, materiale të prishura, lëndë yndyrore etj.
  • Të jenë të mbrojtura nga lagështia nga ana e brendshme e tyre.

Përzierja e DUROFLOOR-R
Përbërësi A (rrëshira) dhe ai B (ngurtësuesi) janë të paketuara në dy ambalazhime të ndara, në raportin e duhur të parapërcaktuar sipas peshës. Pvrpara përzierjes, përbvrësi A trazohet në mënyrë mekanike për 1 minutë. Pastaj, e gjithë përmbajtja e përbërësit B i shtohet përbërësit A dhe të dy përbërësit përzihen në mënyrë të vazhdueshme për afro 3 minuta me anë të një mikseri me shpejtësi të ulët (300 rpm). Është e rëndësishme që përzierja të trazohet tërësisht pranë skajeve dhe në fund të enës për të përfituar një shpërndarje uniforme të ngurtësuesit. Për të siguruar një pvrzierje të plotë, përmbajtja derdhet në një enë të pastër dhe përzihet përsëri për të paktën 1 minutë derisa të përftohet një përzierje e qëndrueshme. 
DUROFLOOR-R disponohet në amballazh (A+B) me peshë 10 kg dhe 24 kg. Komponentet A dhe B janë në raporte përzierjeje të parapërcaktuara sipas peshës. Të paktën 12 muaj nga data e prodhimit nëse ruhet në paketimin origjinal të izoluar, në ambiente të mbrojtura nga lagështia dhe ekspozimi në dritën e diellit. Temperatura e rekomanduar e magazinimit është midis +5oC dhe +35oC.

  • Koha e përpunimit të sistemeve epokside pakësohet me rritjen e temperaturës së mjedisit.
  • Ngjitja midis dy shtresave të njëpasnjëshme mund të influencohet negativisht për shkak të lagështisë ose ndotjeve të ndryshme ndërmjet tyre.
  • Sipërfaqet me shtresa epokside duhet që të mbrohen nga lagështia për rreth 4-6 orë pas përfundimit të tyre. Ndikimi i lagështisë mund ti jap sipërfaqes një nuancë të bardhë ose ta shndërrojë në sipërfaqe ngjitëse. Gjithashtu mund të ndikojë negativisht gjatë ngurtësimit. Shtresa të cngjyrosura ose ngjitëse duhet  të hiqen me fërkim ose frezim dhe në vazhdim të rishikohen të reja.
  • Në rastet kur ndërmjet dy shtresave të njëpasnjëshme koha që kalon deri në aplikimin e shtresës së dytë është më e madhe se ajo që parashikohet ose kur duam të shtrojmë mbi sipërfaqe të vjetra, duhet që sipërfaqja të pastrohet mirë dhe të fërkohet e gjitha. Në vazhdim aplikohet mbishtresa e re.
  • Në rastet kur DUROFLOOR-R përdoret në sipërfaqe vertikale ose të pjerrëta duhet të shtohet rregullator i rrjedhjes së epoksideve në masë 2,0% sipas peshës.
  • DUROFLOOR-R pas ngurtësimit të tij nuk është i dëmshëm për shëndetin.
null

Sipërfaqe: Beton, suva

null

Aplikimi: Furçë, rul