DUROPRIMER është sistem epoksid transparent, 2 komponentësh, pa tretës. Ofron rezistencë të madhe ndaj fërkimit fortësi të lartë. Është jashtëzakonisht rezistent ndaj ujit, acideve, alkaleve, produkteve vajgurore etj. Ai klasifikohet si SR-B2,0 sipas standardit EN 13813. DUROPRIMER përdoret si prajmer (astar) në nënshtresa me bazë cimento si në beton, në nënshtresa me llac cimento etj., të cilat do të mbishtrohen me rrëshira epokside të sistemit DUROFLOOR.
Nënshtresa
Sipërfaqet që do të shtrohen duhet:
- Të jenë të thata dhe solide.
- Të jenë të pastra, pa materiale që pengojnë ngjitjen si pluhura, materiale të prishura, lëndë yndyrore etj.
Gjithashtu, në varësi të natyrës së nënshtresës, duhet të bëhet parapërgatitja e përshtatshme si pastrim me furcë, fërkim, frezim, pastrim me ujë me presion, me rërë me presion, me sfera me presion etj. Në vazhdim sipërfaqja duhet të pastrohet shume mirë dhe pluhurat me fshesë me aftësi thithëse të larta.
Përzierja e DUROPRIMER
Komponentët A (rrëshira) dhe B (ngurtësuesi) janë të amballazhuara në enë me raport përzierjeje optimal të parapërcaktuar. Dy komponentët përzihen në një enë të pastër dhe të thatë rekomandohet në një kohë përzierjeje rreth 5 minuta me mikser me xhiro të ulëta (300 rpm). Është e rëndësishme që përzierja të bëhet dhe në faqet e enës dhe në fundin e saj, që të kemi një shpërndarje uniforme të ngurtësuesit.
Aplikimi i sistemit të zgjedhur DUROFLOOR duhet të bëhen brenda 24 orësh nga lyerja me prajmer. Në rast se sistemi i zgjedhur DUROFLOOR do të aplikohet pas 24 orësh nga lyerja me prajmer, për të siguruar ngjitje të mirë duhet që në sipërfaqen e kaluar me prajmer, para se të mpikset prajmeri, të hidhet rvrë kuarcore me granulometri 0-0,4 mm ose 0,3-0,8 mm, Pas mpiksjes së prajmerit kokrrizat e rërës kuarcore që nuk janë ngjitur pastrohen me fshesë me aftësi thithëse të lartë.