DUROPRIMER-SG është një sistem epoksid me 2 përbërës i pvrshtatshëm për nënshtresa të lagështa. Për shkak të densitetit të tij të madh DUROPRIMER-SG e zhvendos ujin nga kapilarët e dyshemeve prej betoni dhe vepron si një mbrojtje kundër ngritjes kapilare të vajit dhe substancave të tjera kimike. DUROPRIMER-SG është rezistent ndaj kimikateve që ngrihen nga toka dhe ka një ngritje të shkëlqyer me sipërfaqet e njoma të betonit. Ai klasifikohet si SR-B2,0 sipas standardit EN 13813. Përdoret si një astar për sipërfaqet e betonit të ndotur me vaj, por pasi të jenë pastruar dhe të cilat do të mbulohen me shtresa epokside të sistemit DUROFLOOR. Është gjithashtu i përshtatshëm pvr nënshtresa që janë ende të lagështa ose që kanë probleme me lagështirën që ngrihet nga poshtë.
Nënshtresa
Sipërfaqet e ndotura me vaj duhet të pasurohen fillimisht me një agjent pastrues emulsifikues (p.sh. FD-CLEAN) në përputhje me udhëzimet e përdorimit. Në vijim, sipërfaqet duhet të pastrohen me një pompë uji me presion të lartë. Pastaj, të gjitha mbeturinat e krijuara duhet të mblidhen dhe të largohen. DUROPRIMER-SG duhet të aplikohet mbi një sipërfaqe që është ende e lagur, por poret e së cilës nuk janë ngopur plotësisht me ujë. Kjo mund të verifikohet nëse e lagim pak sipërfaqen dhe sasia e re e ujit thithet plotësisht nga nënshtresa brenda një kohe të shkurtër. Nëse sipërfaqja thahet pas hapit të pastrimit, vaji ngrihet lart dhe pengon ngjitjen e DUROPRIMER-SG me sipërfaqen.
Përzierja e përbërësve
Përbërësit A (rrëshira) dhe B (forcuesi) janë të paketuar në dy enë të ndara, të cilat kanë raportin e paracaktuar të përzierjes sipas peshës. E gjithë sasia e përbërësit B hidhet në përbërësin A. Përzierja e të 2 përbërëse duhet të vazhdojë për rreth 5 minuta duke përdorur një mikser me xhiro të ulëta (300 rrot/min). Është e rëndësishme që përzierja të trazohet plotësisht pranëanëve dhe fundit të enës në mënyrë që të arrihet përhapja uniforme e forcuesit.
Përdorimi
DUROPRIMER-SG aplikohet mbi sipërfaqe me një shtresë, duke përdorur një rul ose kruajtëse me shirit gome dhe pastaj lyhet plotësisht me furcë me qëllim që të depërtojë në nënshtresë. Aplikimi i sistemit të zgjedhur DUROFLOOR bëhet brenda 24 orësh dhe pasi astari të jetë formësuar.
Konsumi
Në varësi të nënshtresës dhe të mënyrës së aplikimit, konsumi i DUROPRIMER-SG varion midis 600-1000 g/m2.
DUROPRIMER-SG ofrohet në paketime (A+B) prej 10 kg, ku përbërësit A dhe B kanë raport të fiksuar të peshës. Të paktën 12 muaj nga data e prodhimit nëse ruhet në paketimin origjinal të izoluar, në ambiente të mbrojtura nga lagështia dhe ekspozimi në dritën e diellit. Temperatura e rekomanduar e magazinimit është midis +5oC dhe +35 oC.