DUROPRIMER-W është një mbushës epoksi me bazë ujin me tre përbërës, i cili ofron një ngjitje të shkallës më të lartë në nënshtresat e lagura dhe aftësi të madhe punuese. Certifikuar sipas EN 13813 dhe klasifikuar si SR-B2,0. Mban shënimin CE. Përdoret si astar mbi betonin e njomë ose të ri (më të ri se 28 ditë) që do të mbulohet me një shtresë epokside të sistemuar DUROFLOOR.
Nënshtresa
Sipërfaqet që do të trajtohen duhet të jenë:
- Të qëndrueshme dhe pa ujë të mbledhur mbi to.
- Pa materiale që duhet të pengojnë ngjitjen, si p.sh. pluhuri, grimcat e lira, grasoja etj.
Përvec kësaj, në varësi të natyrës së nënshtresës duhet të kryhet përgatitja e duhur, si p.sh. gërryerja, frezimi, pastrimi me sacma me presion etj. Në vijim, sipërfaqja duhet të pastrohet plotësisht me një fshesë me vakum me fuqi të madhe thithëse.
Përzierja e DUROPRIMER-W
Përbërësi A (ngurtësues), B (rrëshira) dhe C (agregate) janë të paketuara në qese të vecanta me raporte të paracaktuara përzierje. Fillimisht, e gjithë përmbajtja e përbërësit A i shtohet përbërësit B. Përzierja e të dy përbërësve duhet të bëhet për rreth 5 minuta, me një mikser me xhirotë ulëta (300 rrot/m). Është e rëndësishme që përzierja të trazohet plotësisht pranë anëve dhe fundit të enës në mënyrë që të arrihet përpara uniforme e forcuesit. Pastaj, përzierja (A+B) derdhet në një enë të pastër dhe përbërësi C shtohet duke u trazuar vazhdimisht. Përzierja realizohet me një mikser me xhiro të ulëta dhe vazhdon derisa e gjithë përzierja të bëhet krejtësisht uniforme.
Përdorimi-Konsumi
Si fillim, cdo carje dhe defekt mbushet me DUROPRIMER-W (A+B+C). Pasi materiali mbushës të jetë ngurtësuar, DUROPRIMER-W i holluar deri në 20% me ujë aplikohet në nënshtresë me një furcë apo me rul në dy duar. Konsumi: 250-300 g/m2/shtresë. Pas 48 orësh dhe me kushtin që niveli i lagështirës i shtresës së DUROPRIMER-W të jetë më i ulët se 4%, mund të vazhdohet me aplikimin e një sistemi epoksid DUROFLOOR.
Pas 48 orësh dhe me kushtin që niveli i lagështirës i shtresës së DUROPRIMER-W të jetë më i ulët se 4%, mund të vazhdohet me aplikimin e një sistemi epoksid DUROFLOOR. Të paktën 24 muaj nga data e prodhimit nëse ruhet në paketimin origjinal të izoluar, në ambiente të mbrojtura nga lagështira dhe ekspozimi në dritën e diellit. Temperatura e rekomanduar e magazinimit është midis +5oC dhe +35oC.