Veshje ekologjike mbrojtese akrilike per dru, e disponueshme ne versionin me shkelqim dhe mat. Produkti formon nje film mbrojtes qe parandalon depertimin e ujit dhe sulmin e merimangave dhe mykut, duke rritur bukurine natyrore te drurit. Produkti nuk zverdhet, eshte i papershkueshem nga gervishtjet dhe rezistent ndaj agjenteve atmosferike dhe rrezeve UV.
Perdorimi Ideal
Mbrojtja dhe dekorimi i siperfaqeve prej druri ne ambiente te brendshem dhe te jashtme.
Pergatitja e siperfaqes
Pastroni siperfaqen qe do te trajtoni, duke hequr cdo pluhur dhe papasterti. Druri me rreshire duhet te pastrohet me produkte te pershtatshme.
Ne dru tashme te trajtuar: rere me leter te imet.
Ne dru te ri, te patrajtuar me pare, ose ne dru te kthyer ne nje shiperfaqe pa boje: aplikoni nje shtrese TURAPORI ECOLOGICO ose ECOIMPREGNANTE LEGNO nga OIKOS.
Ne dru shume absorbues e te vjeter: aplikoni nje ose dy shtresa ECOIMPREGNANTE LEGNO.
Menyra e Aplikimit
Pasi te keni pergatitur siperfaqen, aplikoni me furce, rul ose pistolete sperkatese, dy shtresa ECOPROTETTIVO LEGNO duke lene 6 ore ndermjet shtresave. Aplikohet ne dru me nivel lageshtie me te vogel se 15%.
Informacioni mbi sigurine
Produkti eshte pa metale te renda si plumbi ose krom. Nuk permban tretes toksike, aromatike ose kloride. Nuk ka rrezik te polimerizimit te rrezikshem. Produkti konsiderohet te jete nje substance jo e rrezikshme nese perdoret ne menyren e duhur teknikisht. Keshillohen masa normale paraprake per trajtimin e bojrave me baze uji. Nuk kerkohen rregullime te vecanta per ruajtjen, levizjen dhe transportin e produktit; kontenieret, mbetjet, materiali i derdhur eventual duhet te pastrohen duke perdorur material inert absorbues si rere, toke etj. dhe me pas te hidhen ne perputhje me rregulloret rajonale dhe kombetare ne fuqi ne ate kohe.