Primer siperfaqesor me pigment elastomerik, rezistent ndaj ujit, rezistent ndaj drites, motit te keq dhe ndotesve, parandalon formimin e mykut dhe algave. Indikohet per mbrojtjen dhe restaurimin e te gjitha siperfaqeve te murit, vecanerisht aty ku ekziston rreziku i plasaritjeve ose te carave.
Cilesite Teknike
ELASTRONG GUM eshte nje shtrese elastike e pigmentuar per siperfaqet e jashtme, per t’u perdorur si shtrese e ndermjetme ne ciklin e bute elastomerik qe do te plotesohet me nje shtrese ELASTRONG PAINT GUM nga OIKOS. Produkti permban rreshire elastomerike akrilike ne dispersion uji, pigmente organike dhe inorganike dhe dioksid titani. Rreshirat speciale elastomerike e bejne produktin shume elastik, rezistent ndaj ujit, rezistent ndaj drites, kushteve te motit dhe ndotjes: gjithashtu parandalon formimin e mykut dhe algave. Produkti mbetet elastik me kalimin e kohes edhe kur i nenshtrohet ciklit te ngrirjes dhe shkrirjes dhe U.V. ELASTRONG GUM rekomandohet per mbrojtjen dhe restaurimin e te gjitha siperfaqeve te mureve dhe vecanerisht atyre qe jane subjekt i plasaritjeve ose carjeve. Ne rast se nevojitet nje nivel edhe me i madh mbrojtjeje kunder mykut dhe algave, rekomandohet ti shtoni produktit aditivin e treguar STERYPLUS. Ka nje nivel te ulet ere, nuk eshte i ndezshem dhe eshte miqesor si per njerezit ashtu edhe per mjedisin.
Pergatitja e Siperfaqes
Ne siperfaqet e vjetra ose siperfaqet me shtresa ekzistuese te bojes, hiqni ose lani te gjithe materialin e lirshem ose te copetuar, njollat e smogut, pluhurin ose papastertite. Aplikoni nje shtrese te astarit special NEOKRYLL nga OIKOS. Prisni 4-6 ore derisa te thahet. Siperfaqet e reja duhet te jene teresisht te thata dhe te pjekura, ne siperfaqet e reja apolikoni nje shtrese te astarit BLANKOR nga OIKOS per te permiresuar ngjitjen dhe per ta bere perthithjen homogjene. Prisni 6-8 ore derisa te thahet.
Informacion mbi Sigurine
Produkti eshte pa metale te renda si plumbi ose krom. Nuk permban tretes toksike, aromatike ose kloride. Nuk ka rrezik te polimerizimit te rrezikshem. Produkti konsiderohet te jete nje substance jo e rrezikshme nese perdoret ne menyren e duhur teknikisht. Keshillohen masa normale paraprake per trajtimin e bojrave me baze uji. Nuk kerkohen rregullime te vecanta per ruajtjen, levizjen dhe transportin e produktit; kontenieret, mbetjet, materiali i derdhur eventual duhet te pastrohen duke perdorur material inert abrsorbues si rere, dhe etj. dhe me pas te hidhen ne perputhje me rregulloret rajonale dhe kombetare ne fuqi ne ate kohe. Transporti duhet te kryhet ne perputhje me marreveshjet nderkombetare.