Boje elastomerike me efekt mat, rezistente ndaj ujit, rezistente ndaj drites, motit te keq dhe agjenteve ndotes, parandalon formimin e mykut dhe algave. Indiktohet per rinovimin e qendrave historike, vilave, komplekseve rezidenciale dhe ne pergjithesi per mbrojtjen dhe restaurimin e te gjitha siperfaqeve te mureve me probleme me plasaritje apo carje.
Cilesite Teknike
ELASTRONG PAINT GUM nga OIKOS eshte nje shtrese mat dhe elastike per siperfaqet e jashtme. Produkti permban rreshire elastomerike akrilike ne dispersion uji, duke i dhene produktit elasticitet te jashtezakonshem, qendrueshmeri ndaj motit, rezistence ndaj ujit, qendrueshmeri ndaj drites dhe rezistence ndaj ndotjes. Per me teper, produkti parandalon formimin e mykut dhe algave. Siperfaqet e trajtuara me ELASTRONG PAINT GUM ruajne pershkueshmerine e tyre nga avulli dhe lahen lehtesisht. Produkti mbetet elastik me kalimin e kohes, edhe kur i nenshtrohet cikleve te ngrirjes-shkrirjes dhe U.V . ELASTRONG PAINT GUM nga OIKOS rekomandohet per mbrojtjen dhe restaurimin e qendrave historike, vilave, komplekseve rezidenciale dhe te gjitha siperfaqeve te mureve ne pergjithesi, vecanerisht atyre qe i nenshtrohen plasaritjeve ose carjeve. ELASTRONG PAINT GUM mund te perdoret me vete, duke aplikuar dy shtresa, megjithate per efikasitet maksimal keshillohet te kryhet cikli i plote me nje shtrese ELASTRONG PAINT dhe nje shtrese ELASTRONG PAINT GUM. Ne rast se nevojitet nje parandalim me i mire kunder algave dhe mykut, sugjerojme shtimin e produktit specifik dezinfekues STERYLPLUS. Produkti ka nje nivel te ulet ere, nuk eshte i ndezshem dhe eshte i pershtatshem si per njerezit ashtu edhe per mjedisin.
Pergatitja e Siperfaqes
Ne siperfaqet e vjetra ose siperfaqet me shtresa ekzistuese te bojes, hiqni ose lani te gjithe materialin e lirshem ose te copetuar, njollat e smogut, pluhurin ose papastertite. Aplikoni nje shtrese te astarit special NEOKRYLL nga OIKOS. Prisni 4-6 ore derisa te thahet. Siperfaqet e reja duhet te jene teresisht te thata dhe te pjekura, ne siperfaqe te reja aplikoni nje shtrese te astarit BLANKOR nga OIKOS per te permiresuar ngjitjen dhe per ta bere perthithjen homogjene. Prisni 6-8 ore derisa te thahet.
Metoda e Aplikimit
Per nje cikel te plote aplikimi, aplikoni me furce, rul ose pistolete sperkatese (gryke 1.7-2 mm) nje shtrese te produktit te ndermjetem ELASTRONG GUM nga OIKOS. Pas kesaj, pas rreth 6 oresh, aplikoni nje shtrese ELASTRONG PAINT GUM te holluar 20-30% me uje te pijshem. ELASTRONG PAINT GUM mund te perdoret me vete duke aplikuar dy shtresa te holluara 20-30% me uje te pijshem duke lene 6 ore ndermjet shtresave.
Informacion mbi Sigurine
Produkti eshte pa metale te renda si plumbi ose krom. Nuk permban tretes toksike, aromatike ose kloride. Nuk ka rrezik te polimerizimit te rrezikshem. Produkti konsiderohet te jete nje substance jo e rrezikshme nese perdoret ne menyren e duhur teknikisht. Keshillohen masa normale paraprake per trantimin e bojrave me baze uji. Nuk kerkohen rregullime te vecanta per ruajtjen, levizjen dhe transportin e produktit; kontenieret, mbetjet, materiali i derdhur eventual duhet te pastrohen duke perdorur material inert absorbues si rere, dhe etj. dhe me pas te hidhen ne perputhje me rregulloret rajonale dhe kombetare ne fuqi ne ate kohe. Transporti duhet te kryhet ne perputhje me marreveshjet nderkombetare.
Specifikimet
Pastroni siperfaqen qe do te lyeni, duke hequr cdo material te lirshem ose te rreshqitur. Siperfaqet e reja duhet te jene teresisht te thata dhe te pjekura. Per ta bere perthithjen homogjene dhe per te konsoliduar siperfaqet pluhuruese, aplikoni nje shtrese me nje astar si NEOKRYLL ose BLANKOR nga OIKOS. Pasi te pergatitet, aplikoni nje shtrese elastike te ndermjetme si ELASTRONG GUM nga OIKOS dhe nje shtrese ellastomerike si p.sh. ELASTRONG PAINT GUM nga OIKOS.