EPOMAX-MT është një llac epoksid me tre përbërës, i dershëm, pa tkurrje dhe me rezistenca të larta. Përbëhet prej rrëshire epokside pa tretës dhe me 2 përbërës (pvrbërësi A, B) dhe prej rëre kuarcore me madhësi kokrrash të zgjedhur (përbërësi C). Ofron:

  • Lagështi shumë të mirë.
  • Rezistencë të lartë fillestare dhe përfundimtare.
  • Forcë lidhjeje të përkryer me celikun dhe betonin.
  • Rezistencë në përplasje dhe dridhje.
  • Rezistencë kimike.
  • Hidroizolim.

I certifikuar sipas standarteve EN 1504-3 dhe EN 1504-6 si  llac për riparimin e betonit dhe si produkt fiksues për përfundimin e shufrave të celikut. Mban shënimin CE.
EPOMAX-MT përshtatet për:

  • Ankorime
  • Stabilizim makinerish
  • shtylla urash
  • Stabilizim shtyllash

Nënshtresa
Sipërfaqja duhet të jetë:

  • E thatë dhe stabël.
  • E lirë nga materialet që pengojnë ngjitjen, p.sh. pluhur, materiale të lira, yndyrë, vaj nga kallëpet e drurit, materiale trajtimi t betonit, bojra të vajit, etj.

Nënshtresa duhet të përgatitet me bazë natyrore që ka duke u fshirë, me bluajtje, me hedhje rëre, spërkatje me ujë, etj. Pas kësaj, sipërfaqja duhet të pastrohet nga pluhuri me ajër me presion.

Përzierja e përbërësve
Përbërësi A (rrëshira) B (forcuesi) dhe C (rëra) janë të paketuara në bidona të vecantë duke patur raportin e saktë të përzierjes sipas peshës. Fillimisht përbërësi A përziehet mirë. Pastaj gjithë sasia e përbërësit B hidhet në përbërësin A. Përzierja e dy përbërësve duhet të zgjasë rreth 1-2 minuta, duke përdorur mikser me xhiro të ulëta (300 rot/min). Është e rëndësishme të përziehet krejt përzierja anash dhe në fund të enës, për të arritur shpërndarjen uniforme të forcuesit. Përbërësi A dhe B vihen në një enë më të madhe  të pastër dhe vazhdohen të përziehen në të njëjtën kohë kur stohet ngadalë përbërësi C. Përzierja bëhet duke përdorur mikserin me xhiro të ulëta (300 rot/min) derisa të arrihet një shpërndarje uniforme (afersisht për 3-5 minuta).

Aplikimi-Konsumi
EPOMAX-MT i përzierë duhet të derdhet në kallëp nga një anë vazhdimisht për të shmangur bllokimin e ajrit. Për ankorimet duhet fillimisht të mbushet të paktën gjysma e volumit të vrimës që duhet hapur para se të vendoset buloni në llac.

  • Punueshmëria e materialeve epokside influencohet nga temperatura e tyre. Temperatura ideale e aplikimit është ndëtmjet +15 oC dhe +25 oC për të qenë kollaj përdorimi dhe trajtimi i produktit sic këshillohet. Temperatura në dhomë nën +15 oC do të zgjasë kohën e mpiksjes dhe temperaturë mbi +30 oC do shpejtojë mpiksjen. Gjatë dimrit rekomandohet të bëhet një paranxehje e lehtë e produktit, ndërsa në verë rekomandohet që materialet të magazinohen në dhoma të freskëta para aplikimit.
  • Ngjitja midis shtresave të cilat janë njëra pas tjetrës mund të influencohen rëndë nga ndërhyrja e lagështisë ose pluhurit.
  • Shtresa epokside duhet të mbrohen nga lagështia për 4-6 orë pas aplikimit. Lagështia mund të zbardhë sipërfaqen ose/dhe ta bëjë të ngjisë. Gjithashtu mund të crregullojë ngjitjen. Mund të ketë efekt dhe në ngrtësim. Pjesa ku shtresa është zbardhur ose ngjit (pjesërisht) duhet të hiqen me fërkim ose bluajtje dhe të shtrohen prapë.
  • Në raste kur koha ndërmjet shtresave është më e gjatë se sa parashikoheshe, sipërfaqja duhet pastruar krejt dhe të përgatitet para aplikimit të shtresës së re.
  • Pas mpiksjes, EPOMAX-MT është krejt e sigurt për shëndetin.
null

Sipërfaqe: Betoni

null

Aplikimi: Me mistri