EPOMAX-MT është një llac epoksid me tre përbërës, i dershëm, pa tkurrje dhe me rezistenca të larta. Përbëhet prej rrëshire epokside pa tretës dhe me 2 përbërës (përbërësi A,B) dhe prej rëse kuarcore me madhësi kokrrash të zgjedhur (përbërësi C). Ofron:
- Lëngshmëri shumë të mirë
- Rezistencë të lartë fillestare dhe përfundimtare
- Forcë lidhjeje të përkryer me celikun dhe betonin
- Rezistencë në përplasje dhe dridhje
- Rezistencë kimike
- Hidroizolim
I certifikuar sipas standardeve EN 1504-3 dhe EN 1504-6 si llac për riparimet e betonit dhe si produkt fiksues për përforcimin e shufrave të celikut. Mban shënimin CE.
EPOMAX-MT përshtatet për:
- Ankorime
- Stabilizim makinerish
- Shtylla urash
- Stabilizim shtyllash.
Nënshtresa
Sipërfaqja duhet të jetë:
- E thatë dhe stabël
- E lirë nga materialet që pengojnë ngjitjen, p.sh. pluhur, yndyrë,vaj nga kallëpet e drurit, materiale trajtimi të betonit, bojra të vjetra, etj.
Nënshtresa duhet të përgatitet me bazë natyrore që ka duke u fshirë, me bluajtje, me hedhje rëre, spërkatje me ujë, spërkatje me topthe, etj. Pas kësaj, sipërfaqja duhet të pastrohet nga pluhuri me ajër me presion.
Përzierja e përbërësve
Përbërësit A (rrëshira) B (forcuesi) dhe C (rëra) janë të paketuara në bidona të vecantë duke patur raportin e saktë të përzierjes sipas peshës. Fillimisht përbërësi A përzihet mirë. Pastaj gjithë sasia e përbërësit B hidhet në përbërësin A. Përzierja e dy përbërësve duhet të zgjasë rreth 1-2 minuta, duke përdorur mikser me xhiro të ulëta (300 rot/min). Është e rëndësishme të përzihet krejt përzierja anash dhe në fund të enës, për të arritur shpërndarjen uniforme të forcuesit. pvrbërësi A dhe B vihen në një enë më të madhe dhe vazhdohen të përzihen dhe shtohet përbërësi C.