EPOXYCOAT-AC eshte sistem epoksid me ngjyre, 2 komponentesh, pa tretes. Ofron fortesi te larte dhe rezistence ndaj ferkimit. Eshte jashtezakonisht rezistent ndaj acideve, alkaleve, produkteve vajgurore, tretesve, ujit, ujit te detit etj. Ne siperfaqet metalike ofron mbrojtje te shkelqyer nga ndryshku. EPOXYCOAT-AC aplikohet si shtrese aktive kunder gerryerjes-ndryshkut ne siperfaqe metalike dhe prej celiku, te cilat do te mbishtrohen me rreshira epokside EPOXYCOAT-W, EPOXYCOAT, EPOXYCOAT, EPOXYCOAT-S dhe EPOXYCOAT-VSF. Gjithashtu mund te aplikohet edhe si shtrese perfundimtare per lyerje, perderisa eshte e pranueshme ngjyra kafe ne te kuqe ose gri. Raste karakteristike te aplikimit jane mbrojtja e siloseve, urave metalike, mureve rrethuese (gardheve), cative metalike, tubacioneve etj.

Nenshtresa

Siperfaqet qe do te shtrohen duhet:

  • Te jene te thata dhe solide
  • Te jene te pastra, pa materiale qe pengojne ngjitjen si pluhura, materiale te prishura, lenda yndyrore etj.
  • Te jene te pastruara nga ndryshku ose cdo lloj gerryerje qe pengon ngjitjen.

Nenshtresa pergatitet duke u pastruar me furce, ferkim, me rere me presion etj. Ne vazhdim siperfaqja  duhet te pastrohet shume mire nga pluhurat.

Perzierja e EPOXYCOAT-AC

Perberesi A (rreshire) dhe ai B (ngurtesuesi) jane te paketuara ne dy ambalazhime te ndara, ne raportin e duhur te parapercaktuar sipas peshes. Perpara perzierjes, perberesi A trazohet ne menyre mekanike per 1 minute. Pastaj, e gjithe permbajtja e perberesit Bi shtohet perberesit A dhe te dy perberesit perzihen ne menyre te vazhdueshme per afro 5 minuta me ane te nje mikseri me shpejtesi te ulet (300 rpm) derisa te perftohet nje perzierje e njetrajtshme. Eshte e rendesishme qe perzierja te trazohet teresisht prane skajeve dhe ne fund te enes er te perfituar nje shperndarje uniforme te ngurtesuesit. Per te siguruar nje perzierje te plote, permbajtja derdhet ne nje ene te paster dhe perzihet perseri per te pakten 1 minute derisa teperftohet nje perzierje e qendrueshme.

  • Koha e perpunimit te sistemeve epokside pakesohet me rritjen e temperatures se mjedisit. 
  • EPOXYCOAT-AC permban tretes. Gjate aplikimit te tij ne vende te mbyllura duhet pasur kujdes i vecante per ajrosje te mire.
  • Ngjitja midis dy shtresave te njepasnjeshme mund te influencohet negativisht per shkak te lageshtise ose ndotjeve te ndryshme ndermjet tyre.
  • Siperfaqet me shtresa epokside duhet qe te mbrohen nga lageshtia per rreth 4-6 ore  pas perfundimit te tyre. Ndikimi i lageshtise mund ti jape siperfaqes nje nuance te bardhe ose ta shnderroje ne siperfaqe ngjitese.
  • Ne rastet kur ndermjet dy shtresave te njepasnjeshme koha qe kalon deri ne aplikimin e shtreses se dyte eshte me e madhe se ajo qe parashikohet ose kur duam te shtrojme mbi siperfaqe te vjetra, duhet qe siperfaqja te pastrohet mire dhe te ferkohet e gjitha.
  • EPOXYCOAT-AC pas ngurtesimit te tij nuk eshte i demshem per shendetin.
null

Sipërfaqe: Beton, suva

null

Aplikimi: Furcë, rul