EPOXYPRIMER-500 është një sistem epoksid me 2 përbërës dhe me bazë ujin. Ofron fortësi dhe rezistencë të lartë ndaj gërryerjes. Mund të përdoret edhe në nënshtresa të thata ose me pak lagështi, pa ujë të grumbulluar. Klasifikohet si SR-B2,0 sipas standardit EN 13813. 
EPOXYPRIMER-500 përdoret si astar pvr ISOFLEX-PU 500 dhe për sisteme të tjera poliuretani, kur përdoret mbi sipërfaqe pa thithshmëri apo mbi shtresa të vjetra hidroizoluese. Mund të përdoret si astar dhe për përgatitjen (duke i shtuar rërë kuarci) e një materiali riparues (mbushës) për nënshtresat me bazë cimenton, p.sh. të shtresave niveluese prej betoni ose llaci cimentoje, të cilat do të mbulohen me produkte të sistemit DUROFLOOR.

Nënshtresa
SIpërfaqja e dyshemesë për shtrim duhet të jetë:

  • E qëndrueshme
  • Pa materiale që pengojnë ngjitjen, si p.sh. pluhuri, grimcat e lira, grasoja etj.
  • E mbrojtur nga sulmi i lagështirës nga poshtë.

Gjithashtu, në varësi të natyrvs së nënshtresës, ajo duhet të përgatitet nëpërmjet fërkimit me furcë, gërryerjes, frezimit, ujit me presion, fryrjes me presion të sacmave metalike etj. në vijim të kësaj, sipërfaqja duhet të pastrohet mirë nga pluhuri, me fshesë me vakum me fuqi të madhe thithëse.

Përzierja e përbërësve
Përbërësit A (rrëshira) dhe B (forcuesi) janë të paketuar në dy enë të ndara, të cilat kanë raportin e paracatuar të përzierjes sipas peshës. E gjithë sasia e përbërësit B shtohet në përbërësin A. Përzierja e 2 përbërësve duhet të bëhet për rreth 2-3 minuta, duke përdorur një mikser me xhiro të ulëta (300 rrot/min) derisa të bëhet uniforme. Është e rëndësishme që përzierja të trazohet plotësisht pranë anëve dhe fundit të enës në mënyrë që të arrihet përhapja uniforme e forcuesit. Shtresa e ujit (10-30% sipas peshës) siguron që përzierja do arrijë punueshmërinë e duhur.
EPOXYPRIMER-500 ofrohet në paketime (A+B) prej 1 kg, 4kg dhe 20 kg, ku përbërësit A dhe B kanë raport të fiksuar sipas peshës. Të paktën 12 muaj nga data e prodhimit nëse ruhet në paketimin origjinal të izoluar, në temperatura midis +5oC dhe +35oC. Duhet të mbrohet nga ekspozimi në dritën e diellit dhe nga ngrica.

  • Rekomandohet të kontrollohet përshtatja me nënshtresën, para përdorimit të produktit në sipërfaqe plastike (p.sh. PVC, shtresa polikarbonike).
  • Pas ngurtësimit, EPOXYPRIMER-500 është plotësisht i sigurt për shëndetin.
  • EPOXYPRIMER-500 është synuar vetëm për përdorim profesional
  • Punueshmëria e materialeve epokside ndikohet nga temperatura e tyre, Temperatura ideale e përdorimit është midis +15 oC dhe +25oC në mënyrë që produkti tëjetë i lehtë për tu përdorur dhe për tu tharë, ashtu sic shpjegohet më lartë. Temperatura e ambientit nën +15oC do të rrisë kohën e tharjes dhe temperatura mbi +30 oC do të përshpejtojë kohën e tharjes. Gjatë dimrit rekomandohet një ngrohje paraprake e produktit, kurse në verë rekomandohet ruajtja e materialit në një vend të freskët përpara përdorimit.
  • Nëse një kohë më e gjatë se ajo e parashikuar ndodh midis aplikimeve të shtresave  pasardhëse ose në rast se dyshemetë e vjetra do të shtrohen përsëri, sipërfaqja duhet të gërryhet dhe të pastrohet plotësisht përpara aplikimit të një shtrese të re.
null

Sipërfaqe: Beton, suva

null

Aplikimi: Furçë, rul