Membranat hidroizoluese elastomerike ESHAFIN prodhohen nga bitum special, i modifikuar me materiale elastomerike termoplastike (SBS). Ky modifikim i jep produktit elasticitet të shkëlqyer, edhe në temperatura shumë të ulëta (-10oC), karakteristika dhe veti të përmirësuara reologjike të cilat janë ideale për prodhimin e membranave hidroizoluese bituminoze me cilësi të lartë.

Zgjedhja e kombinimit të duhur të përforcimit, veshjes dhe peshës/trashësisë së membranës jep një shumëllojshmëri aplikimesh dhe zgjidhje me cilësi të lartë për cdo problem hidroizolimi, si p.sh.

  • Hidroizolim i kulmeve të sheshta dhe të pjerrëta
  • Hidroizolim i kulmeve metalike
  • Riparime hidroizoluese
  • Hidroizolim i urave dhe parkingjeve
  • Mbyllja e tankeve dhe kanaleve
  • Barriera absolute e avullit të ujit, por edhe barriera e radonit dhe rrezatimit elektromagnetik (Sandwich ESHAFIN, me përforcim të prendshëm alumini)
  • Barriera e rrezatimit E/M (ESHAFIN P-AL, me shtresë të sipërme alumini shumë reflektuese).