Membranat ESHAPROOF janë membrana hidroizoluese bituminoze plastomere, të cilat prodhohen nga lloje të vecanta dhe materiale të zgjedhura polimerësh, me bazë polipropileni ataktik (APP). Ato janë prodhur për të ofruar hidroizolim dhe mbrojtje të besueshme me kalimin e kohës dhe kushteve të ngrohta klimatike.

Zgjedhja e kombinimit të duhur të përforvimit, veshjes dhe peshës/trashësisë së membranës ofron një sërë mundësish aplikimi, si p.sh.

  • Hidroizolimi i kulmeve të sheshta dhe të pjerrëta
  • Hidroizolim i kuvertës së urës
  • Hidroizolim i kulmeve metalike
  • Riparime hidroizoluese
  • Hidroizolim i ndërtimeve nëntokësore dhe themeleve