Membrana ESHAVENT është një membranë bituminoze ngjitëse ventiluese dhe në të njëjtën kohë hidroizoluese (fletë asfalti). Prodhohet nga bitumi i modifikuar SBS (-15oC) dhe aditivë të vecantë, të cilët i japin membranës vetitë ngjitëse dhe për rrjedhojë, aftësitë për tu salduar lehtësisht në nënshtresën e formës së duhur, pa përdorimin e pishtarit. Membrana ESHAVENT ka një peshë totale prej 2,0 kg/m2, përforcim me tekstil me fije qelqi, veshje të sipërme me rërë kuarci dhe veshje të poshtme prej fletë alumini të shpuar plotësisht të ngjitur ose xhami. Vrimat në fletë mekanike ose tekstile me fije qelqi lejojnë që përzierja ngjitëse bituminoze të ngjitet në nënshtresë në pika. Ky konstruksion i vecantë lejon që membrana ESHAVENT të funksionojë së pari si shtresë ajrimi, sepse mundëson qarkullimin e avullit të ujit nën pjesën e sipërfaqes së saj që nuk është ngjitur me nënshtresën dhe së dyti si shtresë hidroizoluese.

Aplikimi

  • Si një sistem autonom hidroizolues, sepse është një shtresë ventilimi dhe hidroizolimi në të njëjtën kohë. Natyrisht, ajo ka nevojë për një material mbrojtës mbi të (p.sh. guralecë, pllaka) sepse nuk ka një shtresë vetëmbrojtëse.
  • Si shtresë e parë hidroizoluese dhe ajrosëse, në një sistem hidroizolues me dy membrana bituminoze, për hidroizolimin e kulmeve të sheshta dhe të pjerrëta.
  • Në riparimet e hidroizolimit.