FD-CLEAN është një agjent i lëngshëm special pastrues që përdoret për heqjen e mbetjeve të vajit, grasos dhe yndyrës (p.sh. lubrifikantë, graso, vajra dhe yndyrë bimore dhe shtazore, mbetje të produkteve për prodhimin e djathit etj.) nga dyshemetë prej betoni, kështu që shtresat epokside mund të aplikohen mbi to pa probleme për ngjitjen. FD-CLEAN depërton në poret e dyshemesë prej betoni të lagur me mbetje yndyre ose vaji dhe i emulsionon ato, në mënyrë që ato të largohen me ujë. FD-CLEAN përdoret për largimin e vajrave lubrifikues dhe mineralë nga dyshemetë prej betoni në garazhe, oficina, hapësira me pajisje makinerie etj. dhe për heqjen e vajit dhe të yndyrës nga dyshemetë prej betoni në mjediset e industrisë ushtarake, në magazinat e produkteve yndyrore etj.
Fillimisht sipërfaqja e dyshemesë pastrohet nga papastërtitë sipërfaqësore duke përdorur rrymë uji me presion dhe temperaturë të lartë. Pas kvsaj, sipërfaqja duhet të përgatitet në mënyrën e duhur, p.sh. frezim, fryrje me presion me grimca metalike etj., në mënyrë që poret e nënshtresës të hapen. Pastaj, FD-CLEAN përhapet mbi dysheme dhe fërkohet me kujdes me furcë teli të fortë me qëllim që të depërtojë në poret e nënshtresës dhe të emusifikojë vajin ose yndyrën që ka njomur sipërfaqen. Pas të paktën 30 minuta, vaji ose yndyra e emulsifikuar largohet nga poret me anë të një rryme uji me presion dhe temperaturë të lartë.