Fibra sintetike të polipropilenit të modifikuar për përdorim në llacin dhe betonin e pvrforcuar me fibra. Fibrat e polipropilenit zvogëlojnë formimin e plasaritjeve të tkurrjes plastike në beton dhe rrisin rezistencën ndaj goditjes dhe copëtimit. Fibrat sintetike rrisin gjithashtu rezistencën ndaj gërryerjes në dyshemetë prej betoni dhe zvogëlojnë rrjedhjen. Për më tepër, ato përmirësojnë elasticitetin dhe aftësinë kohezive të llacit dhe të shtresave niveluese gjatë vendosjes.
Fibrat polipropilenit janë krijuar në mënyrë të vecantë për përdorim në rastet ku plasaritjet krijohen për shkak të deformimeve ose tkurrjes plastike, p.sh. të pllakave të mëdha të betonit, të elementeve parafabrikate, të dyshemeve me ngrohje të integruar nën dysheme etj Ato përdoren aty ku kërkohet aftësi kohezive e shtresave niveluese ose e betonit, gjatë derdhjes, p.sh. i pllakave të mëdha të pjerrëta etj. Fibrat e polipropilenit përdoret gjithashtu në aplikimet e betonimit me ajër të ngjeshur dhe ato rrisin ngjeshjen dhe dendësinë e betonit me presion.