Pllaka izoluese fleksibël prej lesh guri FIBRANgeo B-050-YA është një produkt natyral fibroz inorganik që prodhohet industrialisht nga shkëmbi i shkrirë i tjerrur në fibra, në përputhje me standardin europian EN 13162 (Produkte termoizoluese për ndërtesa – produkte të leshit mineral të prodhuar nga fabrika (MW)).

Aplikimi
Pllakat e projektuara për aplikime për izolim termik, rezistencë ndaj zjarrit dhe izolim të zërit:

Izolimi i zgavrës së elementeve vertikale, si p.sh.:

  • Izolimi i bërthamave për mure (konstruksioni i thatë me cdo lloj dërrase, konstruksion druri, panele metalike ose gipsi etj.)
  • Fasada e ajrosur (me cdo lloj veshjeje, si p.sh. guri, mermeri, metali, panele qeramike etj.)

Izolimi i zgavrës së elementeve horizontale, si p.sh.:

  • Tavan me ndërtim të thatë, tavan i varur me vrima.

Produktet FIBRANgeo duhet të mbrohen para dhe gjatë aplikimit të tyre. Nëse një pjesë e produktit laget, duhet të thahet para instalimit. Leshi i gurit thahet shpejt dhe vetitë e tij izoluese mbeten të pandryshyara pas tharjes. Paketimi duhet të hiqet me kujdes pak para instalimit. Zonat e punës duhet të mbahen të pastra. Duhet të shmanget kontakti i panevojshëm ose i gjerë i lëkurës, fibrat dhe pluhurin e produktit dhe duhet përdorur veshje mbrojtëse (doreza, syze, kapele).
Produktet me AL, AX, YM dhe YA nuk sugjerohen për aplikim me temperaturë shërbimi në sipërfaqe më shumë se 90oC ndërsa ato me sipërfaqe XA nuk sugjerohen për më shume se 66 oC. 
Duhet të sigurohet ajrim i mjaftueshëm i zonave të punës, ndërsa mjetet prerëse elektrike duhet të pajisen gjithmonë ose të plotësohen me një sistem mekanik të marrjes së pluhurit.

Certifikimi
Produktet izoluese prej lesh guri FIBRANgeo B-050 YA janë certifikuar sipas Normave Europiane EN 13162 dhe EN 1372 dhe mbajnë markën CE që rrjedh nga Deklarata e Performancës.

  • Aplikime për izolim termik
  • Rezistencë ndaj zjarrit dhe izolim të zërit