Roli i leshit të gurit FIBRANgeo R-040 është një produkt natyral fibroz inorganik që prodhohet industrialisht nga shkëmbi i shkrirë i tjerrë në fije, në përputhje me standardin europian EN 13162 (Produkte termoizoluese për ndërtesa – Produkte fabrikash leshi mineral (MW)), Roli i FIBRANgeo R-040 mund të prodhohet me veshjen AL (Alumin të përforcuar me rrjetë tekstil me fije qelqi), YM (lesh i zi me tekstil me fije qelqi të pa endura) ose XA

Aplikimi
Rolet e projektuara për aplikime për izolim termik, rezistencë ndaj zjarrit dhe izolum të zërit:

Izolim i zgavrës së elementeve horizontale, si .p.sh. 

  • Tavan me ndërtim të thatë, tavan i varur pa vrima
  • Rreshtimi i tavanit të papafingos
  • Midis catisë dhe trarëve metalikë
  • Midis mahijeve të drurit të dyshemesë ose trarëve (në ngarkesë në lesh guri)

Avantazhet

  • Termoizolim i shkëlqyer
  • Material jo i djegshëm me rezistencë të shkëlqyer ndaj zjarrit
  • Thithje e shkëlqyer e zërit dhe reduktim të zërit
  • Materiali i strukturës së hapur me rezistencë shumë të ulët ndaj difuzionit të avullit të ujit që përmirëson frymëmarrjen e elementit të ndërtimit
  • Stabilitet dhe qëndrueshmëri e shkëlqyer dimensionale
  • Ujë largues dhe jo higroskopik
  • Lehtë përt tu trajtuar, prerë dhe instaluar
  • Natyral, inorganik, pa erë, kimisht inert (PH praktikisht neutral)
  • E riciklueshme, miqësore me mjedisin dhe për përdoruesin përfundimtar.

Certifikim
Produkte izolimi prej lesh guri FIBRANgeo R-040 janë certifikuar sipas Normave Europiane EN 13162 dhe EN 13172 dhe mbajnë markën CE që rrjedh nga Deklarata e Performancës. Të gjitha produktet izoluese të leshit të gurit FIBRANgeo plotësojnë kërkesat e standardeve europiane dhe të sigurisë dhe përputhen me Rregulloret Europiane 305/2011 (CPR).

Produktet FIBRANgeo duhet të mbrohen nga lagia para dhe gjatë aplikimit të tyre. Nëse një pjesë e produktit laget, duhet të thahet para instalimit. Leshi i gurit thahet shpejt dhe vetitë e tij izoluese mbeten të pandryshuara pas tharjes. Paketimi duhet të hiqet me kujdes pak para instalimit. Zonat e punës duhet të mbahen të pastra. Duhet të shmanget kontakti i panevojshëm ose i gjerë i lëkurës dhe syve me prerjet, fibrat dhe pluhurin e produktit dhe duhet përdorur veshje mbrojtëse (doreza, syze, kapele). Produktet me AL, AX, YM dhe YA nuk sugjerohen për aplikim me temperaturë shërbimi në sipërfaqe më shumë se 90 oC ndërsa ato me sipërfaqe XA nuk sugjerohen për më shumë se 66 oC. Duhet të sigurohet ajrim i mjaftueshëm i zonave të punës, ndërsa mjetet prerëse elektrike duhet të pajisen gjithmonë ose të plotësohen me një sistem mekanik të marrjes së pluhurit.

  • Aplikime për izolim termik
  • Rezistencë ndaj zjarrit dhe izolim të zërit