Pllakë izoluese e ngurtë prej lesh guri FIBRANgeo SI është një produkt fijor natyral inorganik që prodhohet industrialisht nga shkëmbi i shkrirë i tjerrur në fibra, në përputhje me Standardin Europian EN 13162 (Produkte termoizoluese për ndërtesa – produkte leshi mineral të prodhuar nga fabrika (MW).

Aplikimi 
Artikuj të vecantë të projektuar për izolim termik, rezistent ndaj zjarrit dhe izolim zvri, të përshtatshëm për mbushjen e pjesëve trpezoidale të një profili metalik. 
Produktet FIBRANgeo duhet të mbrohen nga lagia para dhe gjatë aplikimit të tyre. Nëse një pjesë e produktit laget, duhet të thahet para instalimit. Leshi i gurit thahet shpejt dhe vetitë e tij izoluese mveten të pandryshuara pas tharjes. Paketimi duhet të hiqet me kujdes pak para instalimit. Zonat e punës duhet të mbahen të pastra. Duhet të shmanget kontakti i panevojshëm ose i gjerë i lëkurës dhe syve, fibrat dhe pluhurin e produktit dhe duhet përdorur veshje mbrojtëse (doreza, syze, kapele). Produktet AL, AX, YM dhe YA nuk sugjerohen për aplikim me temperaturë shërbimi në sipërfaqe më shumë se 90 oC ndërsa ato me sipërfaqe XA nuk sugjerohen për më shumë se 66 oC. Duhet të sigurohet ajrim i mjaftueshëm i zonave të punës, ndërsa mjetet prerëse elektrike duhet të pajisen gjithmonë ose të plotësohen me një sistem mekanik të marrjes së pluhurit.

Certifikimi
Produktet izoluese të leshit të gurit FIBRANgeo SI janë të certifikuara sipas Normave Europiane EN 13162 dhe EN 13172 dhe mbajnë shenjën CE që rrjedh nga Deklarata e Performancës.