FIBRANxps FABRIC është një pllakë izoluese e ngurtë rezistente ndaj ujit e bërë nga polistireni i ekstruduar me sipërfaqe të lëmuar në të dy anët.
FIBRANxps FABRIC është në përputhje me Rregulloren 305/2011 (CPR) e cila zëvendësoi Direktivën EUROPIANE 89/106/EEX, dhe është prodhuar sipas standardeve europane EN 13164 (Produkte termoizoluese për ndërtesa-Produkte fabrikash prej shkume polistireni të ekstruduar (XPS) dhe EN 13172. Është i certifikuar nga Organe të Njohura të pavarura ndërkombëtare dhe mban markën CE. Pllakat izoluese të polistirenit të ekstruduar FIBRANxps FABRIC prodhohen me ekstrudimin e shkumës së polistirenit dhe karakterizohen nga struktura mikroqelizash të mbyllura shumë të dendura. Qeliza e vogël, e hollë, e ngurtë dhe e mvyllur e polistirenit përmban gaz inert dhe ajër të mbyllur, të tillë që arrijnë një kapacitet shumë të lartë izolues, ndërkohë që mbeten të thata në mjedise me lagështi të shtuar (bodrume, cati të përmbysur, pishina të brendshme, etj). Është i vetmi material izolues me forcë mekanike vecanërisht të lartë, rezistent ndaj ujit por me rezistencë të ekuilibruar ndaj difuzionit të avujve të ujit.

Aplikimi
Pllakat e ngurta të polistirenit të ekstruduar FIBRANxps FABRIC janë të përshtatshme për aplikim në të gjitha llojet e konstruksioneve të ndërtesave, madje edhe në mjedise të lagështa dhe aplikime me ngarkesë të shtuara shtypëse dhe tërheqëse.

  • Izolimi i paneleve sanduic të laminuara të prodhuara në mënyrë industriale
  • Izolimi i kornizave të dritave
  • Izolimi në sistemet e murit të thatë të ngjitur.