Emulsion polimeri shumë depërtues. Stabilizon nënshtresat poroze dhe garanton ngjitjen e duhur të bojërave të ujit, të kolës së pllakave, llacit elastik, veshjeve elastomerike lyerëse, të suvasë akrilike etj. Duke depërtuar brenda poreve të nënshtresës, ai vepron si një shtresë ngjitëse midis nënshtresës dhe bojës, kolës, llacit, veshjes etj. që do të aplikohet. Ka arritur të marr certifikimin Eurofins Indoor Air Comfort GOLD, i cili përcakton kriteret e rrepta për emetimet shumë të ulëta të përbërjeve organike të paqëndrueshme (VOC-të) dhe kontribuon në cilësinë e mirë të ajrit të brendshëm, duke siguruar një mjedis jetese të sigurt dhe të shëndetshëm. Klasifikuar A+ (vlerësimi më i lartë), sipas rregullores franceze VOC, për vlerësimin e emetimeve të VOC. FLEX-PRIMER ka përfituar një Deklaratë Produkti Mjedisor (EPD) në vijim të një vlerësimi të impaktit mjedisor të ciklit të tij të jetës.
E pvrdorur në kombinim me bojën elastike të padepërtueshme nga uji ISOMAT FLEXCOAT, ai formon një sistem ideal për hidroizolimin e mureve. FLEX-PRIMER është një primer (astar) i gatshëm për përdorim, i përshtatshëm për të garantuar ngjitjen e bojërave të ujit dhe suvasë akrilike mbi shtresa poroze të përbëra nga betoni, llaci, suvaja, pllakat e gipsit, pllakat e zdrukthit etj. Ai stabilizon suvanë e dobët ose që shkërmoqet etj. Ai përdoret gjithashtu për stabilizimin dhe reduktimin e absorbimit të ujit të sipvrfaqeve, si pllakat e gipsit ose pllakat e zdrukthit, mbi të cilat do të aplikohen në vijim kolat e pllakave AQUAMAT-ELASTIC (llac izolues lyerës elastik me 2 përbërës) ose ISOMAT SL-17 (material lyerës elastomerik i lëngshëm për hidroizolimin nën pllaka). Është i përshtatshëm për përdorime në ambiente të jashtme dhe të brendshme.
Nënshtresa
Sipërfaqja që do të lyhet duhet të jetë e thatë dhe pa pluhur, graso, papastvrti etj.
Përdorimi
FLEX-PRIMER trazohet plotësisht dhe aplikohet në mënyrë uniforme mbi shtresë me anë të furcës, rulit ose spërkatjes, përpara lyerjes.