FLEX PU-2K është një mastikë me dy përbërës me bazë rrëshire poliuretani. Kur përziehet, dy përbërësit vullkanizohen në një masë të lidhur dhe elastike. Mastika ka rezistencë të shkëlqyer ndaj rrezeve UV dhe stabilitet termik (përmban stabilizues UV dhe antioksidantë).

Ofrohet në dy tipe:

  • FLEX PU-2KV për sipërfaqe vertikale
  • FLEX PU-2KH për sipërfaqe horizontale.

FLEX PU-2K është i përshtatshëm për mbylljen e nyjeve vertikale dhe horizontale të betonit në ndërtesa dhe punime inxhinierike dhe hidraulike. FLEX-PU 2K është rezistent ndaj karburantit dhe vajit. Është testuar sipas standardeve EN 14187-4: Përcaktimi i ndryshimit të masës dhe vëllimit pas zhytjes në karburante testuese dhe kimikate të lëngshme.

Përgatitja e nënshtresës

  • Deformimi maksimal i pritur i fugës, i cili varet nga gjatësia e elementeve ndërtuese, koeficienti i zgjerimit të nënshtresës dhe luhatja maksimale e temperaturës gjatë vitit, nuk duhet të kalojnë 25-30% të gjerësisë origjinale të fugës. Idealisht rekomandohet që gjerësia minimale e fugës të mos jetë më pak se 1.0-1.5 cm dhe maksimalja mos të jetë më shumë se 5 cm. Megjithatë, mund të përdoret në rast ku gjerësia e fugës është deri 8 cm. Thellësia e mastikës mund të përshtatet në 50% me gjerësinë e fugës, por duhet të jetë të paktën 1,5 cm.
  • Pjesët anësore të fugës duhet të pastrohen krejt nga materialet e lira, pluhuri, etj., duke i hequr me ajër me presion.
  • Kur nevojitet, pjesët anësore të fugës vishen me PRIMER-PU 100 për të përforcuar ngjitjen e mastikës.
  • Kur nevojitet, thellësia e mastikës kontrollohet me CELUFILL. Në këtë mënyrë, mastika nuk ngjitet me pjesën e poshtme të fugës dhe është e lirë të lëvizë, duke ndjekur lëvizjet e tkurrjes-bymimit të fugës.

Përdorimi

  • Dy përbërësit, të paketuar me raport të fiksuar sipas peshës, duhet të përzihen krejt me një tjetër duke përdorur një mikser të përshtatshëm, p.sh. të vendoset një përzjerës në formë helike në mikser. Përzierja duhet të vazhdojë derisa të homogjenizohen krejt përbërësit. Meqë dy përbërësit kanë ngjyra të ndryshme (A-i bardhë, B-i zi), homogjenizimi mund të kontrollohet me sy (kur përzierja ka ngjyrë gri, pa njolla të celëta ose të errëta ose vija, përzierja është e përfunduar).
  • Mastika e përzierë vendoset brenda fugës me  ndihmën e një pistolete të vecantë për këtë punë, ose me shpatull (për përdorime të vogla).
  • Sipërfaqja e mastikës së njomë drejtohet me një shpatull që të krijojë një menisk konkav.
  • Konsumi: 1,45 kg/l të volumit të përgjithshëm.
  • FLEX PU-2K ofrohet ne kuti (A+B) prej 5 kg, dhe përbërësit A dh  kanë raport të fiksuar sipas peshës.
null

Sipërfaqe: Beton

null

Aplikimi: Furcë, rul