Llac cimentoje vetënivelues me mpiksje të shpejtë për nivelimin e nënshtesave të dyshemesë, i pasuruar me përbërës polimeri (rrëshira). Ai ka rezistencë të lartë mekanike, ngjitje të jashtëzakonshme me nënshtresën, punueshmëri të shkëlqyer, mpiksje të shpejtë dhe tkurrje më të vogël. Ai ofron një sipërfaqe finale të lëmuar, të rrafshët dhe të fortë, të gatshme për t’u mbuluar me ndonjë veshje tjetër sipërfaqësore brenda një kohe shumë të shkurtër. I përshtatshëm për shtresa 1-10 mm të trasha. Klasifikohet si CT-C40-F7-AR0,5 sipas standardit EN 13813. FLOWCRET 1-10 EXPRESS ka përfituar një Deklaratë Produkti Mjedisor (EPD) në vijim të një vlerësimi të impaktit mjedisor të ciklit të tij të jetës. Numri i regjistrimit: S-P-06174, The International EPD System.
Ideal për sheshimin dhe nivelimin e shpejtë të dyshemeve prej betoni, të dyshemeve me llac cimentoje, dyshemeve mozaik etj. që do të mbulohen me të gjitha llojet e pllakave, moket, parket, pllaka plastike etj. Zakonisht është lloji i duhur për përdorim në mjedis të brendshëm. I përshtatshëm për nivelimin e dyshemeve me sistem ngrohjeje nën dysheme.
- Nënshtresa
Sipërfaqja duhet të jetë e thatë, e qëndrueshme dhe gjithashtu pa pluhur, graso grimca të lira etj.
2. Astarimi
2.1. Sipërfaqet thithëse si betoni ose llaci i cimentos duhet të astarohen me astarin akrilik UNI-PRIMER. Aplikimi i produktit bëhet pasi është tharë plotësisht dora e astarit (afërsisht pas 2 orësh). Konsumi i astarit: 200-300 g/m2.
2.2. Sipërfaqet e lëmuara ose jo-përthithëse duhet të mbushen me stimulantin e ngjitjes SUPERGRUND. Aplikimi i produktit bëhet pasi mbushja të jetë tharë plotësisht (afërsisht pas 1-2 orësh). Konsumi i mbushësit: 100-200 g/m2.
3. Përdorimi
FLOWCRET 1-10 EXPRESS hidhet gradualisht në ujë duke u trazuar vazhdimisht, derisa të krijohet një masë e lëngshme homogjene pa kokrriza. Përzierja lihet për 2-3 minuta të stabilizohet dhe pastaj trazohet përsëri për 1 minutë. Për përzierjen rekomandohet një mikser elektrik me xhiro të ulëta (rreth 300 rrot/min). Llaci derdhet mbi sipërfaqen e lyer me astar në një shtresë dhe pastaj përhapet në trashësinë e dëshiruar me anë të një malle të dhëmbëzuar (krehër), spatul etj. Materiali kërkon nivelin e vet dhe përpara se ai të zërë vend ngjishet me një rul të përshtatshme të dhëmbëzuar për të nxjerrë të gjithë ajrin e mbetur brenda masës. Pas përfundimit të aplikimit të tij dhe pasi të ketë kaluar koha e nevojshme e tharjes, FLOWCRET 1-10 EXPRESS duhet të mbulohet ose të mbrohet në mënyrë të përshtatshme me anë të një shtrese të sipvrme dyshemeje (pllaka, dysheme plastike, mbulesë prej rrëshire, lustër prej llaku, etj.). Për trashësi më të madhe të shtresës deri në 30 mm, është e rekomanduar për të përdorur FLOWCRET 3-30 EXPRESS.