Llac cimentoje vetënivelues me mpiksje të shpejtë për nivelimin e nënshtresave të dyshemesë, i pasuruar me përbërës polimer (rrëshira). Ai ka rezistencë të lartë mekanike, ngjitje të jashtëzakonshme me nënshtresën, punueshmëri të shkëlqyer, mpiksje të shpejtë dhe tkurrje më të vogël. Ai ofron një sipërfaqe finale të lëmuar, të rrafshët dhe të fortë, të gatshme për tu mbuluar me ndonjë veshje tjetër sipërfaqësore brenda një kohe shumë të shkurtër. I përshtatshëm për shtresa 1-10 mm tëtrasha. Klasifikohet si CT-C40-F7-AR0,5 sipas standardit EN 13813. FLOWCRET 1-10 EXPRESS ka përfituar Deklaratë Produkti Mjedisor (EPD) në vijim të një vlerësimi të impaktit mjedisor të ciklit të tij të jetës. numri i regjistrimit: S-P-06174.
Ideal për sheshimin dhe nivelimin e shpeshtë të dyshemeve prej betoni, të dyshemeve me llac cimentoje, dyshemeve mozaik etj. që do të mbulohen me të gjitha llojet e pllakave, moket, parket, pllaka plastike etj. Zakonisht është lloji i duhur për përdorim në mjedis të brendshëm. I përshtatshëm për nivelimin e dyshemeve me sistem ngrohjeje nën dysheme.

Nënshtresa
Sipërfaqja duhet të jetë e thatë, e qëndrueshme dhe gjithashtu pa pluhur, graso grimca të lira etj.

Astarimi
Sipërfaqet thithëse si betoni ose llaci i cimentos duhet të astarohen me astarin akrilik UNI-PRIMER. Aplikimi i produktit bëhet pasi është tharë plotësisht dora e astarit (afërsisht pas 2 orësh). 
Konsumi i astarit: 200-300 g/m2.

Sipërfaqet e lëmuara ose jo-përthithëse duhet të mbushen me stimulantin e ngjitjes SUPERGRUND. Aplikimi i produktit bëhet pasi mbushja të jetë tharë plotësisht (afërsisht pas 1-2 orësh).
Konsumi i mbushësit: 100-200 g/m2.

Përdorimi
FLOWCRET 1-10 EXPRESS hidhet gradualisht në ujë duke u trazuar vazhdimisht, derisa të krijohet një masë e lëngshme homogjene pa kokrriza. Përzierja lihet për 2-3 minuta të stabilizohet dhe pastaj trazohet përsëri për 1 minutë. Për përzierjen rekomandohet një mikser elektrik me xhiro të ulëta (rreth 300 rrot/min). Llaci derdhet mbi sipërfaqen e lyer me astar në një shtresë dhe pastaj përhapet në trashësinë e dëshiruar me anë të një mallë të dhëmbëzuar (krehër), shpatulle etj. Materiali kërkon nivelin e vet dhe përpara se ai të zërë vend ngjishet me një rul të përshtatshëm të dhëmbëzuar për të nxjerrë të gjithë ajrin e mbetur brenda masës. Pas përfundimit të aplikimit të tij dhe pasi të ketë kaluar koha e nevojshme e tharjes, FLOWCRET 1-10 EXPRESS duhet të mbulohet ose të mbrohet në mënyrë të përshtatshme me anë të një shtrese të sipërme dyshemeje (pllaka, dysheme plastike, mbulesë prej rrëshire, lustër prej llaku, etj). Për trashësi më të madhe të shtresës deri në 30 mm, është e rekomanduar për të përdorur FLOWCRET 3-30 EXPRESS.

  • Gjatë aplikimit të mpiksjes fillestare/ngurtësimit të FLOWCRET 1-10 EXPRESS sipërfaqja duhet mbrojtur nga humbja e shpejtë e ujit si rezultat i temperaturës të lartë, rrezeve UV ose erës.
  • Nyjet e zgjerimit duhet të vendosen cdo 25 m@, në një rrjet prej maksimumi 5×5 m.
  • Nuk duhet të hidhet cimento, allci, gëlqere ose materiale të tjerë lidhës në përzierjen e FLOWCRET 1-10 EXPRESS.
  • Para vendosjes së pllakave të parketit ose vinylit, është e nevojshme të masni përmbajtjen e lagështisë me një matës lagështie.
  • Temperatura gjatë aplikimit duhet të jetë të paktën +5 oC.
  • Pëzierja që ka filluar të forcohet nuk duhet të ripërdoret ose të rizbutet me ujë.
  • Në mot të nxehtë FLOWCRET 1-10 EXPRESS duhet lagur me ujë pas aplikimit, për ta mbrojtur nga humbja e ujit.
  • FLOWCRET 1-10 EXPRESS përmban cimento dhe reagon si alkalin me ujin, kështu që klasifikohet si irritues.
  • Shikoni rreziqet e përdorimit dhe këshillat për sigurinë që janë të shkruara mbi thes.
null

Sipërfaqe: Beton

null

Aplikimi: Mistri