Llac cimentoje vetënivelues me mpiksje të shpejtë për nivelimin e nënshtresave të dyshemesë, i pasuruar me përbërës polimer (rrëshira). Krijon një sipërfaqe finale të lëmuar dhe të fortë. I përshtatshëm për shtresa 3-30 mm të trasha. Klasifikohet si CT-C30-F7-AR0.5 sipas standardit EN 13813.

  • Ideal për sheshimin dhe nivelimin të dyshemeve prej betoni, me llac cimentoje, me mozaik, me pllaka qeramike që do të mbulohen me të gjitha llojet e shtresave përfundimtare si pllaka qeramike, moket, parket, pllaka plastike, mermere,gurë natyral, etj.
  • Mund të lihet si shtresë mbuluese finale në bodrume, papafingo, magazinat e shtëpisë etj.
  • I përshtatshëm për nivelimin e dyshemeve me sistem ngrohjeje nën dysheme.
  • Ideal për aplikime të shpejta si rezultat i mpiksjes së tij të shpejtë.
  • Është lloji i duhur për përdorim në mjedis të brendshëm.

Nënshtresa
Sipërfaqja duhet të jetë e thatë, e qëndrueshme dhe gjithashtu pa pluhur, graso grimca të lira etj.

Astarimi
1.1. Sipërfaqet thithëse si betoni ose llaci i cimentos duhet të astarohen me astarin akrilik UNI-PRIMER. Aplikimi i produktit bëhet pasi është tharë plotësisht dora e astarit (afërsisht pas 2 orësh). Konsumi i astarit: 200-300 g/m2.
1.2. Sipërfaqet e lëmuara ose jo-përthithëse duhet të mbushen me stimulantin e ngjitjes SUPERGRUND. Aplikimi i produktit bëhet pasi mbushja të jetë tharë plotësisht (afërsisht pas 1-2 orësh). Konsumi i mbushësit: 100-200 g/m2.

Përdorimi
FLOWCRET 3-30 EXPRESS hidhet gradualisht në 5,75-6,00 l uji duke u trazuar vazhdimisht, derisa të krijohet një masë e lëngshme homogjene pa kokrriza. Përzierja lihet 3 minuta të stabilizohet dhe pastaj trazohet përsëri. Për përzierjen rekomandohet një mikser elektrik me xhiro të ulëta (rreth 300 rrot/min). Llaci derdhet mbi sipërfaqen e lyer me astar në një shtresë dhe pastaj përhapet në trashësinë e dëshiruar me anë të një malle të dhëmbëzuar (krehëri), spatule etj. Materiali kërkon nivelin e vet dhe përpara se ai të zërë vend ngjishet me një rul të përshtatshëm të dhëmbëzuar për të nxjerrë të gjithë ajrin e mbetur brenda masës.

  • Kur aplikohet produkti në dysheme me ngrohje nën dysheme duhet  të ketë fuga bymimi-tkurrjeje cdo 25-30 m2 sipërfaqeje, të mbushura me materialet e përshtatshme elastike.
  • Gjatë aplikimit te mpiksjes fillestare/ngurtësimit të FLOWCRET 3-30 EXPRESS sipërfaqja duhet mbrojtur nga humbja e shpejtë e ujit si rezultat i temperaturës së lartë, rrezeve UV ose erës.
  • Nuk duhet të hidhet cimento, allci, gëlqere ose materiale të tjerë lidhëse në përzierjen e FLOWCRET 3-30 EXPRESS.
  • Para vendosjes së pllakave të parketit ose vinylit, është e nevojshme të masni përmbajtjen e lagështisë me një matës lagështie.
  • Temperatura gjatë aplikimit duhet të jetë të paktën +5 oC.
  • Përzierja që ka filluar të forcohet nuk duhet të ripërdoret ose të rizbutet me ujë.
  • FLOWCRET 3-30 EXPRESS përmban cimento dhe reagon si alkalin me ujin, kështu që klasifikohet si irritues.
null

Sipërfaqe: Betoni, cimento

null

Aplikimi: Mistri e dhembezuar, rul