GB-COVER është një stuko e gatshmë për përdorim, e përshtatshme për stukime (nivelimi i shtresës së hequr) dhe patinime të pllakave të gipsit. Është shumë praktik në përdorim dhe smerilim. Ofron një sipërfaqe finale të rrafshët dhe të lëmuarr, të gatshme për lyerje me astar dhe bojë. E certifikuar sipas EN 13963 dhe e klasifikuar si një përbërje lidhëse e tipit 3A për pllaka gipsi (përbërja e shtratit dhe e lustrës). e shënjuar si CE. GB-COVER është ideal për stukimin e pllakave të gipsit, ndërsa në kombinim me shiritat bashkues përdoret si përbërës bashkues për patinimin dhe mbushjen e plasaritjeve.

Nënshtresa

Sipërfaqja duhet të jetë e qëndrueshme dhe pa pluhur, graso, grimca të lira etj.

Përdorimi

a) Stukimi

GB-COVER aplikohet me spatul në dy duar duke përdorur një teknikë zvarritjeje. Dora e dytë jepet pasi e para të jetë tharë.

b) Patinimi dhe mbushja e plasaritjeve

Fillimisht vendoset një shirit me vetëngjitje mbi vendin e bashkimit ose mbi plasaritje.

GB-COVER aplikohet mbi sipërfaqen e thatë dhe të pastër, në dy shtresa dhe duke përdorur një mistri. Shtresa e dytë bëhet pasi të jetë tharë dora e parë. Në mënyrë alternative, nëse shiriti nuk është me vetëngjitje, fillimisht aplikohet një shtresë me GB-COVER përgjatë vendit të bashkimit ose plasaritjes, dhe ndërkohë që është ende e njomë, vendoset shiriti dhe ngjeshet që të futet në përbërësin bashkues. Kur sipërfaqja të jetë tharë, aplikohet dora e dytë. Pas stukimit ose patinimit, sipërfaqja finale lëmohet me letër smerili me qëllim që të lyhet me astar dhe pastaj të lyhet me bojë.

  • GB-COVER ofrohet në enë plastike 7 kg dhe 20 kg.
  • 2,0-3,0 kg/m2, në varësi të trashësisë së shtresës.
null

Sipërfaqe: Beton

null

Aplikimi: Mistri