Emulsion akrilik me bazë uji për të mbrojtur betonin e njomë nga avullimi i shpejtë i ujit të përzierjes. Krijon një membranë mbi sipërfaqen e cila:
- Ul cdo plasaritje të mundshme nga tkurrja.
- Ul tkurrjen e qëndrimit të betonit. Siguron zhvillimin e rezistencës optimale.
- Ul efektin e pluhurit në sipërfaqe pas qëndrimit të betonit.
- Rrit rezistencën ndaj ngricës.
- Në rastin kur do shtrohen shtresa të tjera mbi sipërfaqen e betonit (p.sh. cimento dyshemeje, suva), nuk është e nevojshme të hiqet ISOCURE-A me spërkatje me ujë, me fërkim, etj.
- Eliminon nevojën për trajtimin me ujë ose për mbulimin me lecka të lagura.
Kur aplikohet mbi dysheme ku betoni është mpiksur ose në dysheme cimentoje, izolon dhe mbron sipërfaqen nga pluhuri. ISOCURE-A përdoret si një agjent mbrojtës kundër avullimit të ujit në betonin e freskët dhe si fortësues i sipërfaqes për dyshemetë ekzistuese me pjesë të thërmuara për të rritur fortësinë dherezistencën ndaj përdorimit. Vecanërisht i përshtatshëm për përdorim në sipërfaqet e mesha të betonit të ekspozuar, si dyshemetë e ambienteve industriale, hapësirat e parkingut, pllakat e mëdha të betonit etj. Përshtatet dhe për sipërfaqe vertikale.
Si agjent mbrojtës për betonin e freskët
ISOCURE-A duhet përzierë plotësisht para aplikimit dhe duhet të aplikohet me spërkatje në një shtresë të hollë uniforme. Aplikohet në sipërfaqe të freskët dhe e niveluar të betonit, pas avullimit të ujit në sipërfaqe (pas 30-120 min). Në rastin e betonit me formë, është e domosdoshme të laget sipërfaqja pas heqjes së kallëpit. Pastaj bëhet spërkatja me ISOCURE-A.
Si forcues sipërfaqeje për dysheme ekzistuese
Sipërfaqja duhet të jetë e thatë dhe pa pluhur, yndyrë, baltë etj. Për ngopje më të mirë të ISOCURE-A, sipërfaqja duhet të përgatitet me bluajtje dhe pastrim të pluhurit. ISOCURE-A përzihet plotësisht dhe aplikohet në mënyrë uniforme mbi nënshtresën me spërkatje, furcë ose ryl derisa të arrihet ngopja e plotë. Për nënshtresa shumë thithëse zakonisht kërkohet të aplikohet dhe një shtresë e dytë pas tharjes së të parës.