ISOFLEX është një membranë e lëngshme hidroizoluese, elastomerike me bazë uji. Ka ngjitje të shkëlqyer me nënshtresa të ndryshme, si betoni, druri, metali dhe cdo lloj membrane hidroizoluese dhe mund të përdoret edhe në nënshtresa të parregullta. Pas mpiksjes, krijon një membranë të njëtrajtshme elastike hidroizoluese dhe të përshkueshme nga avujt, pa tegela apo fuga, duke ofruar:

  • Elasticitet të lartë
  • Rezistencë dhe qëndrueshmëri të lartë ndaj kushteve të motit
  • Bardhësi e lartë dhe reflektim diellor
  • Përmirësimi i efikasitetit energjetik të ndërtesave duke ulur temperaturën e catisë
  • Mundësi përdorimi edhe në nënshtresa të paniveluara

ISOFLEX është ideal për hidroizolimin e soletave, cative të harkuara etj. Përbën një zgjidhje të thjeshtë dhe të sigurt për hidroizolimin e pjesëve të cative, p.sh. këndet, buzët dhe fugat midis materialeve të ndryshme të afërta, si dhe fuga plasaritjeve të izoluara. Për më tepër, mund të përdoret edhe si bojë freskuese për soleta, për shkak të pasqyrimit të lartë të rrezeve të diellit.

Nënshtresa

Sipërfaqja duhet të jetë e thatë, e pastër, pa graso, grimca të lira, pa pluhur etj. Cdo zgavër ekzistuese në beton duhet të riparohet paraprakisht. Pas kësaj vijon lyerja me astar, duke përdorur astarin ISO-PRIMER me një konsum rreth 200 g/m2.

  • ISOFLEX ofrohet në kova metalike 1kg, 5kg, 13kg dhe 25kg.
  • Afati i ruajtjes për përdorim, në kova të izoluara dhe në ambiente pa ngrica, është minimumi 24 muaj.
null

Sipërfaqe: Betoni, dru, metal

null

Aplikimi: Me furçë, rul