ISOFLEX-PU 500 është një material i lëngshëm me një përbërës hidroizolues poliuretani për tarraca, i cil ofron:

  • Rezistencë të përkryer mekanike, kimike, termike, UV dhe kundra konditave të këqija të motit, si rezultat i bazës së pastër të rrëshirës elastomerike, hidrofobe dhe poliuretanike.
  • Një shtresë uniforme, elastike, hidroizoluese, të depërtueshme nga avulli e cila nuk krijon bashkime dhe lidhje.
  • Ngjitje të shkëlqyer në nënshtresa të ndryshme, si betoni, llaci i cimentos, druri dhe cdo lloj materiali hidroizolues.
  • Përshtatet për cati jeshile.
  • Ofrohet në ngjyrën e bardhë dhe në ngjyra të tjera.
  • Kur është zgjedhur një ISOFLEX-PU 500 me ngjyrë të errët si shtresa e ekspozuar, është e domosdoshme të mbulohet me një shtresë prej TOPCOAT-PU 720 në të njëjtën ngjyrë.

Është certifikuar me shënimin CE i cili e bën si shtresë mbrojtje për sipërfaqet e betonit, sipas, certifikatës EN 1504-2. Numri i certifikatës Nr. 2032-CPR-10.11. Gjithashtu, produkti është kontrolluar sipas kërkesave të EAD 030350-00-0402 dhe është klasifikuar si: W3, S, TL4-TH4, P4 special, e cila do të thotë që ka jetëgjatësi pune 25 vjet nën konditat më të këqija të kontrollit, të cilat përkufizohen nga standarti në lidhje me peshat e përdorimit (P4), zona klimatike (S) dhe rezistenca ndaj temperaturave funksionim të lartë dhe të ulët (TL4-TH4). Raporti i Vlerësimit Teknik – SOCOTEC Nr.: 210568080000018, i vlefshëm deri më 31/12/2024.
ISOFLEX-PU 500 është ideal për hidroizolim:

  • Për tarraca dhe ballkone si një shtresë e ekspozuar hidroizoluese.
  • Poshtë shtresës nën pllakat e kuzhinës, të banjave, të ballkoneve dhe të tarracave, me kushtin që shtresa e fundit është spërkatur me rërë kuarcore.
  • Nën izolimin termik të dyshemeve dhe të tarracave.
  • Në punë ndërtimore, si autostrada, pjesën e ecshme të ujrave, tunele, etj.
  • Në sisteme kuvertash parkimi të ekspozuara.
  • Themele.
  • Pllaka gipsi dhe cimentoje.
  • Shtresa të vjetra bituminoze.
  • Shkumë poliuretani.
  • Në sipërfaqe metalike.

Përgatitja e nënshtresës
Në përgjithësi, nënshtresa duhet të jetë e thatë (lagështia <4%), e pastër, pa yndyrë, pa materiale të lira, pluhur, etj.

1.1. Nënshtresat e betonit
Cdo zgavër ekzistuese në beton duhet të mbushet me materialin e duhur mbushës që më përpara. Plasaritjet e thella mbi nënshtresën duhet të mbushen me mbushësit poliuretanik FLEX PU-30 S/50 S. Betoni dhe sipërfaqje të tjera poroze me lagështi <4% duhet të trajtohen me astarin e vecantë PRIMER-PU 100, me konsum rreth 200 g/m2. Sipërfaqet me nivel lagështie >4% duhet të lyhen me astar special poliuretani, me dy përbërës, PRIMER-PU 140, me konsum 100-250 g/m2.

1.2 Nënshtresat e lëmuara dhe jopërthithëse
Nënshtresat e lëmuara dhe jopërthithëse, si dhe membranat bitminoze ose shtresat e vjetra hidroizoluese, duhet të lyhen me astarin epoksid me bazë uji EPOXYPRIMER 500, të holluar me ujë deri në 30% të peshës. Produkti aplikohet në një shtresë me frcë ose me rul. Në varësi të kushteve të motit, ISOFLEX-PU 500 aplikohet brenda 24-48 orëve pas aplikimit të astarit, sapo niveli i lagështisë të bjerë nën 4%.

1.3 Nënshtresat metalike
Nënshtresat metalike duhet të jenë:

  • Të thata dhe të pastra.
  • Pa yndyrë, materiale të lira, pluhur, etj. që mund të pengojnë ngjitjen.
  • Pa ndryshk ose gërryerje që mund të pengojnë ngjitjen.

Pas përgatitjes nëpërmjet fërkimit me furcë, me rërë etj. de pas pastrimit të plotë nga pluhuri, sipërfaqet metalike lyhen me shtresën epokside kundër gërryerjes EPOXYCOAT-AC në një ose dy duar. EPOXYCOAT-AC aplikohet me rul, furcë ose spërkatje. Shtresa (dora) e dytë bëhet pasi të jetë tharë dora e parë, por brenda 24 orësh.  Aplikimi i ISOFLEX-PU 500 duhet të bëhet brenda 24-48 orëve të ardhshme.

Aplikimi-Konsumi
Para aplikimit, rekomandohet përzierja e lehtë e ISOFLEX-PU 500, derisa të bëhet homogjen. Përzierja e tepërt duhet shmangur që të parandalohet bllokimi i ajrit në mterial.

a) Isolimi total në sipërfaqe
ISOFLEX-PU 500 aplikohet me furcë ose rul në 2 shtresa. Shtresa e parë aplikohet 2-3 orë pas astarimit ndërkohë që PRIMER-PU 100 ngjit akoma. Shtresa e dytë duhet të aplikohet 2-3 orë pas astarimit dhe ndërsa PRIMER-PU 100 ngjit akoma. Shtresa e dytë duhet të aplikohet në mënyrë transversale (përpendikulare) pas 8-24 orësh, në varësi me konditat e motit. Në rastin e plasaritjeve të dendura të shumëfishta në të gjithë sipërfaqen, rekomandohet që të përforcohet plotësisht membrana e ISOFLEX-PU 500 me shirita 100 cm të gjerë prej fibrash poliesteri (60 g/m2 ose 120 g/m2), që duhet të mbivendosen me 5-10 cm. Dy tre-orë pas lyerjes, dora e parë e ISOFLEX-PU 500 aplikohet në një gjerësi prej 100 cm dhe ndërsa është akoma e njomë vendoset një shirit me fibra poliesteri. I njëjti proces aplikimi ndiqet për pjesën e mbetur të sipërfaqes. Më pas, aplikohen edhe dy duar të tjera ISOFLEX-PU 500 në të gjithë sipërfaqen. Konsumi: > 2,50 kg/m2, në varësi të llojit të nënshtresës.

b) Izolimi lokal i plasaritjeve
Në këtë rast, astari aplikohet në nënshtresë vetëm mbi plasaritjet, në një gjerësi prej 10-12 cm. 2-3 orë pas astarimit, shtrohet shtresa e parë e ISOFLEX-PU 500 dhe, ndërsa është akoma e njomë, ngjeshet sipas gjerësisë (të plasaritjes) një shirit me fibra poliesteri (60 g/m2 ose 120 g/m2). Përfundimisht, dy shtresa ekstra ISOFLEX-PU 500 shtrohen mbi plasaritje, të cilat e mbulojnë krejt përforcimin. Konsumi: > 250 g/m prej gjatësie plasaritje, në varësi të llojit të nënshtresës.

c) Hidroizolimi nën pllaka
ISOFLEX-PU 500 shtrohet me furcë ose me ryl në shtresa. ISOFLEX-PU 500 duhet të përforcohet lokalisht gjatë bashkimeve dhe pjesëve ku bashkohet dyshemeja me muret, duke ngjeshur një shirit 10 cm të gjerë me fibra polisteri (60 g/m2 ose 120 g/m2) në shtresën e parë, sa është akoma e njomë. Pastaj, shtrohen dy ekstra shtresa me ISOFLEX-PU 500 gjatë plasaritjeve, duke mbushur krejt përforcimin. Pas aplikimit, shtresa përfundimtare, dhe ndërkohë që është akoma e njomë, spërkatet me rërë kuarcore. Rëra kuarcore duhet të jetë krejt e thatë. Pas 24 orësh, cdo kokrrizë e lirë duhet të largohet me një fshesë me vakuum me fuqi të madhe thithëse,

  • Në rast aplikimi me spërkatje, mund të hollohet deri 10% vetëm me tretësin e vecantë SM-28 në varësi me konditat e motit.
  • ISOFLEX-PU 500 nuk përshtatet për kontakt me ujin e pishinave të trajtuara në mënyrë kimike.
  • Temperatura gjatë aplikimit dhe fortësimit duhet të jetë ndërmjet +8 oC and +35 oC.
  • Konsumi i ISOFLEX-PU 500 nuk duhet të teprojë 750 g/m2 për shtresë.
  • Pakot e pa hapura duhet të përdoren menjëherë sa hapen dhe nuk mund të magazinohet prapë.
  • ISOFLEX-PU 500 është synuar vetëm për përdorim profesional.
null

Sipërfaqe: Beton

null

Aplikimi: Mistri