ISOFLEX-PU 550 eshte nje material i lengshem me dy perberes poliuretanik, hidroizolues. Eshte certifikuar me shenimin e CE si shtrese mbrojtjeje per siperfacet e betonit, sipas certifikates EN 1504-2. Certifikuar si material i pershtatshem per kontakt me jin e pijshem, sipas kerkesave te RD140/2003.
ISOFLEX-PU 550 pershtatet per hidroizolim:
- Poshte shtreses nen pllakat e kuzhines, te banjes, te ballkoneve dhe te tarracave, me kushtin qe shtresa e fundit eshte sperkatur me rere kuarcore.
- Nen izolimin termik te tarracave
- Ne pune ndertimore, si autostrada, pjesen e ecshme te urave, tunele, etj.
Aplikimi-Konsumi
Perberesit A (rreshira) dhe B (forcuesi) jane te paketuar ne dy kuti te ndryshme, me raportin e sakte te paracaktuar te perzierjes sipas peshes. Fillimisht, duhet perziere perberesi A. Pastaj, gjithe sasia e perberesit B shtohet ne perberesin A dhe te dy perberesit perzihen rreth 3 minuta dhe nje mikser me xhiro te uleta (300 rot/min). Ka shume rendesi te perzihet komplet perzierja afer aneve dhe fundit te enes per te arritur shperndarje uniforme te forcuesit.


