ISOFLEX-PU 550 është një material i lëngshëm me dy përbërës poliuretanik, hidroizolues.
- Bazohet në rrëshirë hidrofobe dhe poliuretanike me rezistencë të përkryer mekanike, kimike dhe termike.
- Krijon një shtresë uniforme, elastike, hidroizoluese, të depërtueshme nga avulli e cila nuk krijon bashkime ose lidhje.
- Ka ngjitje të shkëlqyer në nënshtresa të ndryshme, si betoni, llaci i cimentos dhe cdo lloj materiali hidroizolues.
- Mundësi përdorimi edhe në nënshtresa të paniveluara.
- Është ideal për përdorim të brendshëm (p.sh. hidroizolim nën pllakat), sepse është pa tretës dhe gati pa erë.
Është certifikuar me shënimin CE si shtresë mbrojtjeje për sipërfaqet e betonit, sipas certifikatës EN 1504-2. Certifikuar si material i përshtatshëm për kontakt me ujin e pijshëm, sipas kërkesave të RD 140/2003.
ISOFLEX-PU 550 përshtatet për hidroizolim:
- Poshtë shtresës nën pllakat e kuzhinës, të banjove, të ballkoneve dhe të tarracave, me kushtin që shtresa e fundit është spërkatur me rërë kuarcore.
- Nën izolimin termik të tarracave.
- Në punë ndërtimore, si autostrada, pjesën e ecshme të urave, tunele, etj.
Përgatitja e nënshtresës
Në përgjithësi, nënshtresa duhet të jetë e thatë (lagështia < 4%), e pastër, pa yndyrë, pa materiale të lira, pluhur, etj.
1.1. Nënshtresa e betonit
Cdo zgavër ekzistuese në beton duhet të mbushet me materialin e duhur mbushës që më përpara. Plasaritjet e thella mbi nënshtresën duhet të mbushen me mbushësit poliuretanik FLEX PU-30 S/50 S. Betoni dhe sipërfaqe të tjera poroze me lagështi <4% duhet të trajtohenme astarin e vecantë DUROFLOOR-PSF, me konsum 200-300 g/m2. Sipërfaqet me nivel lagështie >4% duhet të lyhen me astar special poliuretani, me dy përbërës, PRIMER-PU 140, me konsum 100-250 g/m2.
1.2. Nënshtresat e lëmuara dhe jopërthithëse
Nënshtresat e lëmuara dhe jopërthithëse, si dhe membranat bituminoze ose shtresat e vjetra hidroizoluese, duhet të lyhen me astarin epoksid me bazë uji EPOXYPRIMER 500, të holluar me ujë deri në 30% të peshës. Produkti aplikohet në një shtresë me furcë ose me rul.
Konsumi: 150-250 g/m2.
Në varësi të kushteve të motit, ISOFLEX-PU 550 aplikohet brenda 24-48 orëve pas aplikimit të astarit, sapo niveli i lagështisë të bjerë nën 4%.
1.3. Nënshtresat metalike
Nënshtresat metalike duhet të jenë:
- Të thata dhe të pastra.
- Pa yndyrë, material të lirë, pluhur, etj. që mund të pengojnë ngjitjen.
- Pa ndryshk ose gërryerje që mund të pengojnë ngjitjen.
Pas përgatitjes nëpërmjet fërkimit me furcë, me rërë etj. dhe pas pastrimit të plotë nga pluhuri, sipërfaqet metalike lyhen me shtresën epokside kundër gërryerjes EPOXYCOAT-AC në një ose dy duar. EPOXYCOAT-AC aplikohet me rul, furcë ose spërkatje. Shtresa (dora) e dytë bëhet pasi të jetë tharë dora e parë, por brenda 24 orësh. Konsumi: 150-200 g/m2/shtresë.
Aplikimi-Konsumi
Përbërësit A (rrëshira) dhe B (forcuesi) janë të paketuar në dy kuti të ndryshme, me raportin e saktë të paracaktuar të përzierjes sipas peshës. Fillimisht, duhet përzierë përbërësi A. Pastaj, gjithë sasia e përbërësit B shtohet në përbërësin A dhe të dy përbërësit përziehen për rreth 3 minuta me një mikser me xhiro të ulëta (300 rot/min). Ka shumë rëndësi të përziehet komplet përzierja afër anëve dhe fundit të enës për të aritur shpërndarjen uniforme të forcuesit.
a) Isolimi total në sipërfaqe
ISOFLEX-PU 550 aplikohet me furcë ose rul në 2 shtresa. Shtresa e parë aplikohet 2-3 orë pas astarimit. Shtresa e dytë duhet të aplikohet në mënyrë transversale (perpendikulare) pas 8-24 orësh, në varësi me konditat e motit. Në zona me plasaritje serioze, rekomandohet përforcimi lokal i ISOFLEX-PU 550 me shirit prej fibrash poliesteri 10 cm të gjerë (6t0 g/m2) sipas plasaritjeve. Në këtë, 2-3 orë pas astarimit, shtresa e parë e ISOFLEX-PU 550 aplikohet sipas plasaritjeve dhe ndërkohë kur është akoma i njomë, shiriti me fibra poliesteri me gjerësi 10 cm ngjeshet sipas gjatësisë.. Pastaj, dy shtresa ekstra prej ISOFLEX-PU 550 shtrohen mbi gjithë sipërfaqen. Në rast plasaritje të thella, mbi gjithë sipërfaqen, rekomandohet mjaft përforcimi i membranës së ISOFLEX-PU 550 me shiritë prej fibrash poliesteri ( 60 g/m2) 100 cm të gjerë. Këto shirita duhet të mbulojnë njëri-tjetrin rreth 5-10 cm. Me imtësi, pas astarimit, shtrohet shtresa e parë e ISOFLEX-PU 550, për të mbuluar përforcimin (me gjerësi prej 100 cm), dhe ndërsa është akoma e njomë, ngjeshet një shirit me fibra poliesteri. E njëjta procedurë ndiqet për sipërfaqen që mbetet. Pastaj, shtrohen dy shtresa ekstra të ISOFLEX-PU 550 në gjithë sipërfaqen, duke mbuluar gjithë përforcimin.
Konsumi: 2,0-2,25 kg/m2, në varësi me nënshtresën dhe llojin e përforcimit.
b) Izolimi lokal i plasaritjeve
Në këtë rast, astari aplikohet në nënshtresë vetëm mbi plasaritjet, në një gjerësi prej 10-12 cm. SHtrohet shtresa e parë e ISOFLEX-PU 550 duhet të aplikohet pasi të jetë tharë astari dhe ndërsa është akoma e njomë, ngjeshet sipas gjatësisë ( të plasaritjes) një shirit me fibra poliesteri (60 g/m2). Përfundimisht, dy shtresa ekstra ISOFLEX-PU 550 shtrohen mbi plasaritje, të cilat mbulojnë krejt përforcimin.
Konsumi: 200-250 g/m prej gjatësie plasaritje.
c) Hidroizolimi nën pllaka
ISOFLEX-PU 550 shtrohet me furcë ose me rul në dy shtresa. ISOFLEX-PU 550 duhet të përforcohet lokalisht gjatë bashkimeve de pjesëve ku bashkohet dyshemeja me muret, duke ngjeshur një shirit 10 cm të gjerë me fibra poliesteri (60 g/m2) në shtresën e parë, sa është akoma e njomë. Pastaj, shtrohen dy ekstra shtresa me ISOFLEX-PU 550 gjatë plasaritjeve, duke mbuluar krejt përforcimin. Pas aplikimit, shtresa përfundimtare, dhe ndërkohë që është akoma e njomë. Pastaj, shtrohen dy ekstra shtresa me ISOFLEX-PU 550 gjatë plasaritjeve, duke mbuluar krejt përforcimin. Pas aplikimit, shtresa përfundimtare dhe ndërkohë që është akoma e njomë, spërkateni me rërë kuarcore. Rëra kuarcore duhet të jetë krejt e thatë.
Konsumi i rërës kuarcore: rreth 3kg/m2.
Pas fortësimit të ISOFLEX-PU 550, cdo kokërr e lirë duhet të hiqen me fshesë me korrent dhe thithje të lartë. Pllakat duhet të vihen me një ngjitës pllakash të modifikuar me polimer, si ISOMAT AK-22, ISOMAT AK-25, ISOMAT AK-ELASTIC, ISOMAT AK-MEGARAPID.