Llak uji ekologjik me cilesi te shkelqyera i brezit te ri per siperfaqe druri. I aplikueshem edhe per metale, suvatimet, siperfaqet e galvanizuara, etj., me kusht qe te perdoret nje mbushes i pershtatshem. Perdoret per ambiente te brendshme dhe te jashtme. ISOLAC-AQUA ECO GLOSS karakterizohet per elasticitetin e larte dhe mbulimin. Ka rezistence te perkryer ndaj motit, vjetersimit dhe larjes te shpeshte keshtu qe nuk zverdhet. Ka ngjitje te forte dhe pershtatet per te rilyer siperfaqet te cilat jane me bojra uji ose me llaqe te vjetr me tretes (llaqe uji ose bojra vaji). Eshte i thjesht per tu punuar dhe thahet shpejt. Ofron nje siperfaqe perfundimtare me shkelqim dhe uniforme. Pothuajse pa ere; miqesor me mjedisin dhe per perdoruesin. Klasifikuar A+ (vleresimi me i larte), sipas rregullores franceze VOC, per vleresimin e emetimeve te VOC.
Nenshtresa
Nenshtresa duhet te jete e thate pa pluhur, pa vaj, materiale te lira etj., dhe cdo anomali duhet te hiqet duke e ferkuar me leter zmerile.
Siperfaqet prej druri ose suva
Siperfaqja duhet te mbushet me ISOLAC-AQUA ECO PRIMER te holluar deri ne 5-10% me uje te paster per aplikim me furce ose rul dhe deri ne 20-30% per aplikim me pistolete sprucuese.
1.2 Siperfaqet prej metali
Siperfaqja duhet te mdushet me ISOLAC-RUST PRIMER. Ne rast te aplikimit mbi metale te galvanizuar ose mbi alumin, siperfaqja duhet te jete e mbushur me mbushes kunder gerryerjes EPOXYCOAT-AC. Pas 24 oresh dhe pasi mbushja te jete thare plotesisht, mund te aplikohet shtresa e pare e ISOLAC-AQUA ECO GLOSS.
Zbatimi
Para se te perdoret ISOLAC-AQUA ECO GLOSS, perzihet lehte dhe aplikohet ne dy shtresa i holluar 5-10% me uje te paster per aplikimin me furce ose me ryl. Per sperkatje me pistoleten pa ajer hollimi duhet te jete 20-30%.