Llak uji ekologjik me cilesi te shkelqyera i brezit te ri per siperfaqe druri. I aplikueshem edhe per metalet, suvatimet, siperfaqet e galvanizuara, etj., me kusht qe te perdoret nje mbushes i pershtatshem. Perdoret per ambiente te brendshme dhe te jashtme. ISOLAC-AQUA ECO SATIN karakterizohet per elasticitetin e larte dhe mbulimin. Ka rezistence te perkryer ndaj motit, vjetersimit dhe larjes se shpeshte keshtu qe nuk zverdhet. Ka ngjitje te forte dhe pershtatet per te rilyer siperfaqet te cilat jane me bojra uji ose me llaqe te vjetra me tretes (llaqe uji ose bojra vaji). Eshte i thjeshte per tu punuar dhe thahet shpejte. Ofron nje siperfaqe perfundimtare me saten dhe uniforme. Pothuajse pa ere; miqesor me mjedisin dhe per perdoruesin. Certifikuar sipas kritereve te vendosura nga Bordi i Ekotiketimit te Bashkimit Evropian (EUEB).
Nenshtresa
Nenshtresa duhet te jete e thate pa pluhur, pa vaj, materiale te lira etj., dhe cdo anomali duhet te hiqet duke u ferkuar me leter zmerile.
Zbatimi
Para se te perdoret ISOLAC-AQUA ECO SATIN, perzihet lehte dhe aplikohet ne dy shtresa (dy duar) i holluar 5-10% me uje te paster per aplikimin me furce ose me ryl. Per sperkatje me pistolete pa ajer hollimi duhet te jete 20-30%. Shtresa e dyte aplikohet mbasi eshte thare krejt shtresa e pare. Temperatura e aplikimit dhe e tharjes duhet te jete ndermjet +10 oC dhe +35 oC.