Mbyllës  fugash me një përbërës i aplikueshëm në të ftohtë, i përbërë nga bitumi, polimere elastomerike, fibra minerale, aditivë special, mbushës dhe një sasi e vogël tretësi organik. I përshtatshëm për mbylljen e fugave horizontale, për mbylljen e fugave në zona komplekse të detaleve ku është e vështirë të përdoren membranat e fletëve bituminoze (si p.sh. ulluqe, qoshe metalike, parapete, vrima ajrosjeje, etj) si dhe për ngjitjen e dhogave bituminoze të catisë.

Sipërfaqja duhet të jetë e lëmuar, e pastër, e thatë dhe pa pluhur, vajra, yndyrë dhe ndotës të tjerë. ISOMAC aplikohet me mistri në të ftohtë.

  • Membrana e formuar pas avullimit të tretësit nuk duhet të ngacmohet me acide ose baza të holluara dhe lëngje të ndryshme gërryese. Ajo nuk është rezistente ndaj vajrave.
  • Për aplikimet që kanë të bëjnë me mbylljen e fugave, rekomandohet përdorimi i llakut bituminoz ISOLAC-BT përpara aplikimit të ISOMAC.
  • Kur sipërfaqja e mbuluar me ISOMAC ekspozohet nën rrezet direkte të diellit, është e nevojshme ta mbroni atë me një shtresë reflektuese të rrezatimit diellor prej alumini ISOLAC-BT ALU për të shmangur plakjen e parakohshme.
  • ISOMAC është material i ndezshëm dhe ndaj ai duhet të mbahet larg cdo burimi flake.
null

Sipërfaqe: Beton

null

Aplikimi: Rul